Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuçiç i gatshëm për kompromis: Zgjidhje për Kosovën, në shtator fillon dialogu

Postuar: 10/08/2017 - 17:32

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. në një intervistë për televizionin serb “Pink TV”, është shprehur se është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromisi, qe do te ishte e pranueshme nga te dyja palët.

“Nëse e krijojmë një bosht të paqes dhe të stabilitetit mes serbëve dhe shqiptarëve, dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, në 100 vjetët e ardhshëm do të kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike.”

 

Presidenti serb njoftoi se në shtator do të përpiqet të institucionalizojë dialogun e brendshëm me Kosovën. Sipas Vuçiç, ka ardhur koha që në të gjitha forumet të diskutohet dhe vendoset jo për të kaluarën, por për të tashmen dhe të ardhmen e dy vendeve.

I pyetur se si do të jetë reagimi i popullit serb në lidhje me Kosovën, ai është shprehur se është i vetëdijshëm, që çfarëdo kompromisi të bëhet, qëndrimet janë të ndara në dy grupe, ata që e gjykojnë të drejtë që Kosova t’u dorëzohet shqiptarëve dhe ata që nuk e duan këtë gjë. I ndërgjegjshëm se jo të gjithë janë të gatshëm të dëgjojnë gjithçka, Aleksandër Vuçiç, tha se i di se cilat janë pasojat personale e politike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 30

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2018 - 18:00

Ministria e Punëve të Jashtme ju ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisin kontrollin e shitjes dhe faljes së armëve  nga Serbia në Afrikë.

Postuar: 22/07/2018 - 13:05

Një punonjës policie është gjetur i vdekur në makinën e tij.

Postuar: 21/07/2018 - 23:15

Autoritetet e Serbisë i refuzuan një vizitë në Novi Pazar, shefit të diplomacisë kosovare Behxhet

Postuar: 21/07/2018 - 22:08

 Disa mbajtën greva e ca të tjerë edhe protesta.

Postuar: 21/07/2018 - 16:23

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Ra

Postuar: 21/07/2018 - 14:55

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit më saktësisht pas orës 03.00 në qy