Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuçiç kërcënon Thaçin: Nëse vjen në Serbi do të arrestojmë, do veprojmë sipas ligjit

Vuçiç kërcënon Thaçin: Nëse vjen në Serbi do të arrestojmë, do veprojmë sipas ligjit

Postuar: 18/04/2015 - 17:20

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi është informuar për vizitën e Hashim Thaçit në Serbi, ka reaguar duke thënë se ministri i Jashtëm i Kosovës, nëse shkon në Beograd do të arrestohet.
 
Në këtë mënyrë Vuçiç duket se ka dhënë përgjigjen përfundimtare rreth vizitës së Hashim Thaçit në Beograd , pra Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk do të shkojë në Beograd.
 
 “Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti jonë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka intervenuar dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçi”, tha Vuçiç sipas B92.
 
I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiç tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.
 
Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur intervenime nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizatë të rinjsh. Ndërkohë kryepolici serb Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se Thaçi do të arrestohet nëse vjen në Serbi,ndërsa homologu i Thaçit Ivica Daçiç e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:09

Sot në Romë, Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ish-presidentja Atifete Jahjaga në përbërje të të cilit do të jenë deputetët Mexhide Mjaku-Topalli e Saranda Bugujevci dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e

Postuar: 26/06/2019 - 15:06

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë sot se është e papranueshme që Bashkimi Evropian të mos ia h

Postuar: 26/06/2019 - 15:03

Kryeministri Zoran Zaev ka tërhequr kandidaturën për ministër të Financave.

Postuar: 26/06/2019 - 14:58

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj propagandës serbe që po bëhet lidhur me situatën

Postuar: 26/06/2019 - 14:52

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vijuar bisedën e djeshme të Beogradit duke pretenduar krizë

Postuar: 26/06/2019 - 13:41

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, para disa ditësh ka thyer këmbën.

Postuar: 25/06/2019 - 15:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shpresën se procesi i ratifikimit t