Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuçiç: Serbia e Kroacia të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet

Vuçiç: Serbia e Kroacia të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet

Postuar: 12/02/2018 - 17:45

Në takimin e sotëm në Zagreb mes presidentes kroate Kolinda Grabar Kitroviç dhe atij serb Aleksandar Vuçiç, dy liderët ranë dakord të intensifikojnë punën për të drejtave të minoriteteve, çështjet kufitare dhe të humburit e luftës së viteve 1990-të, me qëllim përmirësimin e lidhje ve të mbetura keq prej disa dekadash.
 
“Është një e drejtë demokratike të protestosh, por unë jam absolutisht kundër ofendime apo fjalimeve të urrejtjes”, tha presidentja kroate duke iu referuar protestave të disa qindra veteranëve të kroatë të luftës ndaj vizitës së Vuçiç. “Marrdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë janë të ngarkuara prej të kaluarës, por kësaj here ne kemi vendosur të flasim dhe të kërkojmë zgjidhje për çështjet që na ndajnë”, shtoi Grabar-Kitaroviç.
 
Serbia e Kroacia janë dy republikat më të mëdha që dolën nga ish-Jugosllavia dhe kanë kërkuar përmirësim të lidhjeve që prej luftës së viteve 1991-1995.
 
Presidenti Vuçiç tha në konferencën e përbashkët të shtypit se shpresonte që Kroacia të mos pengojë rrugëtimin evropian të Serbisë. “Ajo që kërkojmë është që ne serbët, dhe ju kroatët, të kemi marrëdhënie më të mira pasi kjo është e mirë për të dyja vendet”, tha Vuçiç.
 
Duke iu referuar perspektivës evropiane të Serbisë, presidentja kroate tha se dy vendet janë tëmaturuara dhe të përgjegjshme sa për të trajtuar çështjet bilaterale dhe të dialogut, pa nevojën e presionit ndërkombëtar. Dy liderët thanë se do të tentojnë të zgjidhin çështje e të humburve të luftës dhe ato kufitare. “Në 100 ditët e ardhshme do të përpiqemi të ndryshojmë atmosferën e marrëdhënieve tona. Nga pala jonë do të bëjmë ç’është e mundur për të treguar vullnet e irëkuptim”, tha Vuçiç.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Palmer konfirmon mbështetjen e SHBA-ve për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE

Postuar: 22/10/2018 - 20:02

Kryeministri Zoran Zaev realizoi takim zyrtar me zv. ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, Matthew Palmer.
 
Marrëveshja e Prespës, Rusia: SHBA organizoi “votim të pandershëm” në Kuvendin e Maqedonisë

Postuar: 22/10/2018 - 20:00

Ministria e Punëve të Jashtme ruse konsideron se SHBA organizuan “votim të pandershëm&rdq
Kosovë, FSK mohon largimin e pjesëtarëve serbë

Postuar: 22/10/2018 - 18:04

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës tha sot se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për largim n
Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

Postuar: 22/10/2018 - 18:01

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar proce
Maljevac

Postuar: 22/10/2018 - 16:49

Policia e Bosnies ka bllokuar sot rreth 200 emigrantë që përpiqeshin të arrinin kufirin me Kroa
Ish-kryeministri kroat dënohet për rryshfet, përfitime lufte

Postuar: 22/10/2018 - 16:47

Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, është dënuar sot me dy vjet e gjysmë burg për marrjen
Beograd, gjykata serbe: Fjala ‘siptar’ ofenduese për kosovarët

Postuar: 22/10/2018 - 16:08

Gjyqësori serb ka gjobitur sot një organizata serbe të medias për përdormin e fjalës ‘sip