Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuçkeviç: Thaçi mund të arrestohet nëse vjen në Beograd

Vuçkeviç:  Thaçi mund të arrestohet nëse vjen në Beograd

Postuar: 16/04/2015 - 12:18

Fletarrestimi serb për Hashim Thaçin është ende në fuqi dhe mund të arrestohet nëse ai shkon në Beograd. Kështu është shprehur prokurori për krime lufte i Serbisë Vladimir Vukçeviç.
 
Sipas tij hetimet për Thaçin janë të pezulluara, pasi është i pakapshëm për organet hetuese serbe. Prokurori Vukçeviç sqaruar në gazetën “Blic” se Interpoli e ka ndaluar fletarrestin për Thaçin në vende të tjera, me arsyetimin se bëhet fjalë për funksionarë të lartë shqiptarë, por në Serbi ky fletarrest është ende në fuqi.
 
Kështu, sipas tij, nëse Thaçi shkon në Serbi atë mund ta arrestojnë. Mediat e Serbisë dhe Kosovës lajmëruan dje se zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare do të vizitojë më 24 prill Beogradin, për të marrë pjesë në një konferencë për integrimet europiane të vendeve të rajonit.
 
Nga anën tjetër, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se s’ka nevojë që Thaçi të vijë në Beograd. 
 
“Hetimet për Thaçin janë të pezulluara ngaqë është i pakapshëm për organet hetuese. Është e vërtetë që Interpoli ka stopuar fletarrestet për Thaçin në vendet e tjera, me arsyetimin se bëhet fjalë për funksionarët më të lartë shqiptarë, por në Serbi ai është në fuqi, kështu që nëse vjen këtu, mund ta arrestojmë”, tha Vukçeviç.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2019 - 22:23

Muharrem Nitaj, nënkryetari i AAK i ftuar në studion e emisionit “A Show” n ka komentuar zhvillimet e nxehta që kanë kapluar vendin e tij këto ditë, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, vendim

Postuar: 22/07/2019 - 21:04

Ramush Haradinaj është pyetur nëse ka pasur oferta për ndarjen e Kosovës, tha se këto oferta

Postuar: 22/07/2019 - 19:33

Besnik Emini merr detyrën komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në Komandën e Pë

Postuar: 22/07/2019 - 19:25

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë sot se është e rëndësishme që Kosova së

Postuar: 22/07/2019 - 19:19

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar  se ka dorëzuar te krerët e

Postuar: 22/07/2019 - 18:21

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dy ditë më parë në Gjermani dhe protagonist është një djalë shq

Postuar: 22/07/2019 - 15:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një takim me kryetarët