BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Rajoni

Vuçiç bën deklaratën e fortë pak ditë para takimit me Merkel: Jemi në situatë të vështirë, çdo zgjidhje që vjen nga jashtë është për njohjen e Kosovës!

Vuçiç bën deklaratën e fortë pak ditë para

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet që gjatë ditëve në vijim të udhëtojë në Berlin ku do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel, për të diskutuar lidhur metodologjinë e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sipas asaj që raporton “B92”, Vuçiç ka thënë se në “takimin me kancelaren gjermane bisedimet nuk do të kenë të bëjnë me një plan për të zgjidhur çështjen e Kosovës, siç po spekulohet në media”.

I pyetur nëse Berlini po i përshpejton bisedimet rreth Kosovës shkaku i aktiviteteve të SHBA-së, Vuçiç tha se nuk do të dëshironte ta komentojë këtë, por shtoi se situata për ne është e vështirë. “Padyshim që është vështirë për ne, sepse çdo zgjidhje që vjen nga jashtë do të jetë një zgjidhje për një lloj njohjeje të pavarësisë. Prandaj ne duhet të gjejmë një formë normalizimi që do të shkonte pa atë (njohjen  e pavarësisë së Kosovës)… Ose do të ofrojë diçka të mirë për serbët, për të cilën nuk besoj”, tha Vuçiç.

Ai tha se edhe pse i ka të gjitha faktet e njohura në një ekuacion në mendje, ai nuk mund të vijë deri te një rezultat që do të ishte i pakënaqshëm ose i kënaqshëm për të dyja palët. I pyetur nëse qëndrimi i kancelares Merkel do të ndryshojë, duke vënë në dukje se ajo uroi Albin Kurtin, ai tha se, për kancelaren Merkel biseda me Kurtin është më e rëndësishme sesa me të.