
Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të plagosur

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Vuçiç dorëzohet para Perëndimit, paralajmëron për herë të parë sanksione ndaj Rusisë, ndizen “sirenat e alarmit” në Moskë, ja dy mesazhet kërcënuese nga Vladimir Putin për Beogradin

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Shkurt 2023

Serbia ndodhet në një pozicion shumë të vështirë. Duhet të zgjedhë mes Rusisë, ose Perëndimit. Sipas këtij skenari tmerri, Brukseli mund të pezullojë dhënien e ndihmës financiare, e cila do të ishte fundi i investimeve të ardhshme dhe të mëparshme. Dhe mund të jetë shumë më keq: fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili është i mundur që nga viti 2009, dhe mund të ketë një pezullim të asistencës së madhe para anëtarësimit të BE-së nga fondet IPA, si dhe heqjen të statusit kandidat. Presioni i fortë nga Bashkimi Evropian ka bërë që presidenti serb për herë të parë të japë sinjale tërheqjeje duke paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë së Vladimir Putinit. Vuçiç u shpreh se ndoshta do të duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. “Serbisë mund t'i duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, u tha Vuçiç përfaqësuesve parlamentar të enjten gjatë debatit për Kosovën, duke shtuar se ai nuk është entuziast për këtë, por se Beogradi tashmë po e paguan çmimin që nuk e bëri këtë më herët. “Nuk jam entuziast për këtë, por nuk e di se sa do të zgjasim nëse nuk vendosim sanksione. Ne po paguajmë çmimin që nuk i kemi prezantuar, por kjo është çështje e angazhimit politik të lidershipit tonë”, tha Vuçiç në Parlament.
Reagon Moska
Vendimi i presidentit serb për tu rreshtuar krah Perëndimit, duket se po shqetëson jashtë mase Moskën. Tashmë dihen marrëdhëniet e forta mes Moskës dhe Beogradit. Kremlini e kupton se lidershipi i Serbisë është nën presion të paprecedentë nga Perëndimi dhe vlerëson qëndrimin e presidentit Aleksandër Vuçiç , duke shpresuar në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ky i fundit ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb se ndoshta do të duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Mesazhi i Peskov për Serbinë
"Ne e kuptojmë plotësisht presionin e paprecedentë të Perëndimit kolektiv mbi udhëheqjen serbe dhe koston dhe përpjekjet që ishin të nevojshme që udhëheqja serbe t'i rezistonte këtij presioni deri më sot," tha Peskov. Ai vuri në dukje se Rusia i ushqen marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe se, siç tha ai, ato kanë "rrënjë të thella historike, kanë një të tashme jashtëzakonisht domethënëse dhe ne jemi të bindur se ata kanë perspektiva të mëdha për të ardhmen". Agjencia TASS rikujton se Vuçiç ka thënë më herët në parlament se për shkak të refuzimit parimor të politikës së sanksioneve antiruse, Serbia ka mbetur pa aleatë në Perëndim. Përveç kësaj, ai tha se, megjithëse nuk është entuziast për perspektivën e vendosjes së kufizimeve kundër Rusisë, Beogradi në një moment do të duhet të vendosë sanksione për shkak të situatës në Ukrainë. Udhëheqësi serb vuri në dukje gjithashtu se vendi i tij është në gjendje të vlerësojë objektivisht ngjarjet në Ukrainë, sepse përmbahet nga etiketimi i palëve kundërshtare, tha agjencia ruse TAAS.
Dy mesazhet kërcënuese nga Putin
Pak kohë më parë zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Aleksandar Grusko la dy mesazhe kërcënuese për Beogradin gjatë vizitës së tij në Serbi. Serbia është e rëndësishme për Rusinë sepse është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj saj. Pra, Beogradi ka një rëndësi simbolike për Moskën, por edhe më shumë se kaq. Deklaratat e tij në Serbi përmban një mesazh dhe një kërcënim. Mesazhi është “nëse futni sanksione, do të përballeni me një përgjigje më të ashpër nga Moska, ne do t’ju fusim menjëherë në listën e vendeve armike, do t’ju ndërpresim naftën dhe gazin. Pra mbetet të shohim se çfarë masash do të marrë Rusia e Vladimir Putinit ndaj Serbisë pas vendosjes së sanksioneve. Nga ana tjetër Vuçiç e di shumë mirë se pa Perëndimin, Beogradi është i humbur pasi do të izolohet si kurrë më parë.
Më të lexuarat


Marrëveshja Kosovë- Serbi ende pa një vendim, Kurti i prerë thotë fjalën e fundit: Pa aneksime, saktë dhe transparente, të arrihet sa më shpejtë...

Çfarë po ndodh? Pas marrëveshjes Serbi-Kosovë në Maqedoni të Veriut, dy shtetet thirren përsëri në takim urgjentë, zbardhet çështja për diskutim

Parandalohet sulmi terrorrist në shtetin fqinj, do vdisnin të paktën 50 persona. Zbardhen detajet e rënda

Një bllok i fuqishëm në kufirin e Rusisë, amerikanët do të marrin kontrollin e 3 deteve, ja plani i bujshëm i SHBA për ndryshimin e hartës së Evropës, si do të preket Serbia dhe pse Vuçiç është tmerruar

Parandalohet tragjedia në Greqi! Planifikuan sulm ndaj një restoranti hebre, e pësojnë keq dy terroristët pakistanez: Për çdo vrasje do ‘shpërbleheshim’ me…

Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti minutat e fundit. Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

E frikshme/ “Arma për të hedhur në erë arritjen”, ja si ndikimi dhe ‘spicat’ e Rusisë mund të japin goditjen fatale marrëveshjes Kosovë-Serbi

Serbia i bën presion Kosovës: Asociacioni është vija jonë e kuqe, të themelohet tani

“Presione diplomatike”, presidentja e Greqisë Sakellaropoulou jep lajmin e HIDHUR për Kosovën: Dhe pse jemi të gatshëm, përsëri vijojmë të mos…

Një bllok i fuqishëm në kufirin e Rusisë, amerikanët do të marrin kontrollin e 3 deteve, ja plani i bujshëm i SHBA për ndryshimin e hartës së Evropës, si do të preket Serbia dhe pse Vuçiç është tmerruar
