BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Rajoni

Vuçiç fitore historike, numërohen 93% e votave në Serbi, ja sa deputetë ka marrë partia e shqiptarëve deri më tani dhe çfarë shpresohet të arrihet

Vuçiç fitore historike, numërohen 93% e votave në Serbi,

Janë numëruar 93.4% e votave të zgjedhësve në Serbi, me partinë e Presidentit Vuçiç që po shkon drejt një fitore shumë të thellë.

Partia e Vuçiç deri më tani ka marrë 189 deputetë nga 250 të mundshëm, duke lënë pas me diferencë shumë të madhe partinë e Ivica Daçiç, e cila deri më tani ka arritur të sigurojë 32 mandate.

Partitë shqiptare këtë vit vendosën të bashkonin votat e tyre dhe të futeshin në zgjedhje nën një parti të vetme, që siç duket ka funksionuar, pasi për herë të parë në parlamentin e Serbisë shqiptarët do të jenë të përfaqësuar nga 3 deputetë.

Mbetet edhe akoma shumë pak vota për t'u numëruar, me partinë e Presidentit Vuçiç që ka siguruar fitoren, ndërsa partitë shqiptare presin nëse do të mund të sigurojnë edhe një mandat tjetër, për ta çuar në 4 numrin e përfaqësuesve në parlament.

Vuçiç fitore historike, numërohen 93% e votave në Serbi,