BREAKING NEWS

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi po tenton të marrë Krimenë

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,
x
BREAKING NEWS

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë
x
BREAKING NEWS

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si
x
BREAKING NEWS

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në
x
BREAKING NEWS

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin
x

Rajoni

Vuçiç “humb shpresat”: Ja pse Serbia nuk do të hyjë në Bashkimit Evropian për 7 vitet e ardhshme

Vuçiç “humb shpresat”: Ja pse Serbia nuk do të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka humbur shpresat se Beogradi do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet nga situata gjeopolitike. Sipas tij, kjo situatë nuk është optimiste, siç tha ministrja për Integrime Evropiane Jadranka Joksimoviç, e cila më parë u shpreh se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së “për pesë deri në shtatë vitet e ardhshme”. Vuçiç në konferencën për shtyp me rastin e hapjes së aeroportit “Rosulje” në Krushevac tha ditëne  djeshme se rruga e Serbisë është rrugë evropiane dhe se “ne duhet të këmbëngulim”, por se ai është “realist” për këtë çështje. “Ne mbështetemi në forcat tona. Ne kemi treguar se me punën tonë duke mbijetuar në rrugën evropiane dhe duke ruajtur miqësitë tradicionale, ne mund ta përmirësojmë vendin kaq shumë, përtej njohjes”, theksoi Vuçiç. I pyetur për vizitën e ardhshme të kryeministrit malazez Dritan Abazoviç në Serbi , ai potencoi se pret një vizitë të mirë dhe se shpreson se do të jetë e mundur të ndërtohen marrëdhënie më të mira se më parë. “Presim një vizitë të mirë, do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme me Dritan Abazoviçin. Besoj se është e mundur të bëjmë marrëdhënie disi më të mira në krahasim me ato që kemi pasur më parë”. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e Serbisë ndaj abortit, i cili në SHBA me vendim të Gjykatës Supreme nuk është më e drejtë kushtetuese e gruas, Vuçiç tha se “nuk kemi planifikuar të ndryshojmë asgjë për këtë çështje”. “Nuk do ta përkrahja kurrë diçka të tillë, sepse besoj se aborti është e drejtë e gruas. Më pëlqen apo jo është diçka tjetër. Ne kemi rregulla dhe ligje që flasin qartë për këtë”, shtoi ai.

Më të lexuarat