BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Rajoni

Vuçiç i ankohet UNMIK-ut: Përdorni ndikimin tuaj për të paralajmëruar Kosovën mbi masat e njëanshme dhe provokative

Vuçiç i ankohet UNMIK-ut: Përdorni ndikimin tuaj për

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së, Zahir Tanin zhvilloi dje një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd. Domosdoshmëria e vijimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë thelbi i fjalës së Tanin në takim. Sipas një deklarate të shpërndarë nga zyra për mediat në Presidencën serbe, Shefi i UNMIK-ut theksoi rëndësinë e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim rajonal. Në takim bëhet me dije se është diskutuar mes të tjerash edhe në lidhje me situatën politike në Republikën e Kosovës dhe situatën e sigurisë atje. Sipas njoftimit të Presidencës, zoti Tanin ka deklaruar se mandati i UNMIK-ut në Kosovë dhe forcave të huaja, nën udhëheqjen e NATO -s (KFOR) është i qartë. "Shtrirja dhe roli i këtyre misioneve janë përcaktuar saktësisht dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dhe ai aktual, Antonio Guterres, janë angazhuar fort që nga fillimi për të zbatuar misionet e caktuara në përputhje me të gjitha vendimet e OKB-së”, tha Tanin.

Reagimi i Vuçiç

Ndërkohë, presidenti Vuçiç gjatë takimit theksoi rëndësinë e komunikimit me UNMIK -un dhe shtoi se Serbia është gjithmonë e gatshme të bëjë përpjekje shtesë në mënyrë që të zhvillojë më tej modele të shkëmbimit të opinioneve me atë mision të OKB -së. I pari i shtetit serb nuk ka lënë jashtë vëmendjes situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës me bllokimin e pikave kufitare në Jerinje dhe Bërnjak, situatë që rrodhi nga marrja e vendimit nga qeveria e Kosovës për të vendosur reciprocitetin në lidhje me targat e automjeteve. Vuçiç e konsideroi situatën si një masë të re provokative dhe të njëanshme nga ana e Kosovës, e cila së bashku me vendimin për vendosjen e taksave mbi mallrat të cilat vinin nga Serbia, shkaktoi një shqetësim të madh për Serbinë për të ardhmen e serbëve në Kosovë. Presidenti serb e vuri theksin në faktin që Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por shtoi se situata varet edhe nga ana e Prishtinës, e cila duhet të përmbahet nga lëvizjet e vazhdueshme të njëanshme, dhe vuri në dukje se kontaktet e rregullta me përfaqësuesit e UNMIK -ut janë të rëndësishme për Serbinë. "Prania e OKB -së, pra UNMIK -ut, si dhe e misioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë, është më se e nevojshme si garanci e sigurisë së qytetarëve serbë atje. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së është dhe duhet të jetë korniza ligjore për prezencën e sigurisë ndërkombëtare në Kosovë”, është shprehur Vuçiç. Më tej, ai i ka kërkuar shefit të UNMIK-ut që të përdorte ndikimin e tij për të paralajmëruar Prishtinën zyrtare se masa të tilla të njëanshme dhe provokuese, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse rrisin tensionet si dhe rrezikojnë paqen e stabilitetin në rajon. Presidenti serb shprehu shqetësimin edhe për numrin në rritje sipas tij të incidenteve dhe përsëriti se Serbia është e angazhuar për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe nuk ka shkelur asnjë dispozitë të Marrëveshjes së Brukselit, Rezolutës 1244 ose Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, apo CEFTA. Referuar deklaratës për shtyp nga Presidenca serbe, shefi i UNMIK-ut dhe presidenti serb kanë rënë dakord se prania e Misionit të OKB -së është shumë e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, si përmes zbatimit të qëndrueshëm të Rezolutës 1244 të OKB -së, ashtu edhe nëpërmjet angazhimit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit. Kujtojmë se kriza e fundit në marrëdhëniet midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës zyrtare ndodhi gjatë muajit shtator, pasi Qeveria e Kosovës filloi zbatimin e masave reciproke më 20 shtator për targat e veturave të regjistruara në Serbi. Pas 10 ditësh, më 30 shtator, përfaqësuesit e të dyja palëve, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, arritën një marrëveshje për shtensionimin e situatës. Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, njësitet speciale të Policisë së Kosovës u tërhoqën nga dy pika kufitare në Jarinje dhe Bërnjak më 2 tetor dhe në atë zonë u vendosën njësitet e KFOR-it. Serbët lokalë po ashtu kanë larguar barrikadat në shenjë proteste ndaj masës reciproke për targat.

Më të lexuarat