BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Rajoni

Vuçiç i kundërpërgjigjet Kurtit: Serbia nuk ka për ta njohur ndonjëherë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç i kundërpërgjigjet Kurtit: Serbia nuk ka për

Pas vizitës në Bruksel, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë e cila duket se është duke hedhur në erë të gjithë procesin e dialogut me Kosovën dhe zhvillimet të cilat kanë ndodhur deri tani. Presidenti serb deklaroi dje se autoritetet e Kosovës as nuk duhet ta çojnë në mend faktin që Serbia të mund të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Një gjë e tillë e bën të pakuptimtë të tërë procesin e dialogut, për sa kohë Kosova një nga kushtet bazë për arritjen e një marrëveshjeje finale ka njohjen reciproke dhe për sa kohë qoftë Bashkimi Europian e qoftë Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në njohjen e Kosovës nga Serbia. Deklarata e Vuçiç i referohet dokumentin “Non paper” të publikuar dy ditë më parë, në të cilën parashikohej njohja e Kosovës. "Më lejoni t'ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë, njohja nuk është e pranueshme për Serbinë”, tha ai. Dokumenti të cilit i referohet i pari i shtetit serb, është “non paper”-i i dytë i cili u publikua nga "Koha Ditore" dhe që u dyshua se ishte një dokument i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, dyshime të cilat u hodhën poshtë nga përfaqësuesit e të dy shteteve dhe nga Bashkimi Europian. Në këtë dokument thuhej se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur distrikt autonom i Kosovës Veriore, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Osmani për “non paper”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar ditën e djeshme se dokumentet non paper në fakt janë një sajesë dhe një strategji e Serbisë, në përpjekje për të destabilizuar rajonin. Me anë të një postimi në Facebook, zonja Osmani e ka arsyetuar një të tillë si një diversion që përpiqet të hidhet në prag të rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë. Prandaj, të mos biem në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten. Leximi i kujdesshëm i këtyre ‘non-papers’ dhe ideve që prezantohen aty (siç janë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta) tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve”, ka shkruar Osmani. E para e shtetit të Kosovës ka siguruar gjithashtu se sado që të hidhen të tilla skenare, prioritetet dhe kërkesat e Kosovës nuk kanë asnjë shans që të ndryshojnë, përfshirë këtu jo vetëm njohjen, por edhe kërkimin e faljes nga Serbia për krimet e ndodhura gjatë luftës dhe për zbulimin e fatit të të zhdukurve dhe gjetjen e drejtësisë në lidhje me to. “Sot është dita kur kujtojmë më të dashurit tanë fatin e të cilëve ende nuk e dijmë. Përderisa dhimbja jonë për ta vazhdon, përgjigjja rreth fatit të të zhdukurve me dhunë gjendet në Serbi. Asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë: zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia si dhe reparacionet për dëmet e luftës”, ka shkruar Osmani. Ka qenë pikërisht postimi i zonjës Osmani ai që ka nxehur retorikat e homologut të saj serb, i cili ka deklaruar si më lart se njohja e Kosovës nga shteti serb është e pamundur.

Më të lexuarat