BREAKING NEWS

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu
x

Rajoni

Vuçiç i mbledh në takim krerët e institucioneve pas dorëheqjes së Haradinajt

Vuçiç i mbledh në takim krerët e institucioneve pas
Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ka nxitur reagime nw Serbi, ku presidenti Aleksander Vuçiç, ka mbledhur në një takim urgjent krerët e institucioneve serbe, përfshirë edhe kreun e ‘Republika Srpska’ në Bosnie, Millorad Dodik. 
 
Siç shkruan ‘blici’ serb, në këtë takim është duke marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, dhe ai i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, gjithashtu në takim është Marko Gjuriç dhe Nikolla Selakoviç.
 
Ndërkohë pritet që Vuçiç të adresohet nesër lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt. 
 
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar.