BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Rajoni

Vuçiç i prerë se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, Hoti kontakte me amerikanët për rinisjen e dialogut

Vuçiç i prerë se Serbia nuk do të njohë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka sqaruar në një intervistë për RTS se Beogradi është i gatshëm që dialogu me Kosovën të vazhdojë ashtu siç ishte parashikuar, pavarësisht ngjarjeve të fundit me akuzat e ngritura ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale. Ajo çka është e rëndësishme sipas Vuçiçit është fakti që nuk do të jetë Serbia ajo që do të përbëjë pengesë për rifillimin e dialogut. “Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, ka shpjeguar Vuçiç. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është fakti që Presidenti serb ka nënvizuar se as nuk e sheh si mundësi njohjen e Kosovës nga Serbia. “Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, ka thënë Vuçiç. Kjo bie ndesh me faktin e pakundërshtueshëm që në përfundim të procesit dhe me arritjen e marrëveshjes, pala kosovare sheh njohjen e pavarësisë nga pala serbe. Aq i vendosur ka qenë Presidenti serb në deklaratën e tij, sa madje ka bërë me dije se është i gatshëm të përballet me pasojat, siç është ndërprerja e rrugëtimit evropian të Serbisë nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.

Në intervistën e tij, Vuçiç ka bërë me dije se e di që është kreu i një vendi të vogël, por që do të luftojë fuqishëm për popullin dhe vendin e tij. “Le të lëkundemi në stuhinë e erës dhe të përpiqemi të mbijetojmë disi”, tha kreu i shtetit. Duke u përpjekur gjithsesi të viktimizohet disi dhe të heqë pak përgjegjësi nga vetja nga ngjarjet që do të pasojnë me procesin e dialogut, Vuçiç ka deklaruar se nuk e ndjen veten aq të fortë përballë Hashim Thaçit dhe Avdullah Hotit. Kjo sipas tij është sepse liderët kosovarë kanë mbështetjen e madhe të Gjermanisë në Europë dhe Shteteve të Bashkuara. Më tej presidenti serb me tone jo të qeta, është shprehur se Serbia është duke negociuar për Kosovën me Perëndimin dhe jo me shqiptarët. Ai tha se se pala e tyre po del me të njëjtën platformë si më parë në vazhdimin e mundshëm të dialogut me Prishtinën, por që tani nuk sheh ndonjë zgjidhje.

Hoti: Kontakte me Grenell për datën e takimit

Presidenti i Kosovës, Avdulla Hoti, pas një seri takimesh në Shqipëri, gajtë një konference të përbashkët për mediat me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndër të tjera ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe rifillimin e procesit. Kryeministri Hoti është shprehur i gatshëm të caktojë një tjetër takim, pas atij të anuluar në Ëashington. Më tej Hoti ka sqaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë –Serbi, në përpjekje për të caktuar një tjetër datë të mundshme për të rifilluar gjithçka aty ku ka mbetur. I pyetur nëse është i gatshëm që të vijojë me rifillimin e dialogut me takimet në Ëashington, tashmë që është e qartë që Presidenti Thaçi nuk mund të jetë pjesë e procesit, Hoti u përgjigj se Kosova është një shte, dhe si i tillë ka institucione legjitime dhe tërësisht të gatshme për të marrë përgjegjësi në këtë aspekt. “Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme të marrin të gjitha përgjegjësitë që u takojnë. Unë jam i gatshëm dhe jam në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut, me një agjendë fillimisht politike, për të kaluar tek çështjet që janë më politike të dialogut duke u nisur nga parimet tona që ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Hoti.