
Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se po përpiqet të asgjësojë PD, aktivistja ngre dyshime se Berisha po luan blofin me dosjen “McGonigal”

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

“Vuçiç ia la topin palës kosovare”, analisti Nazarko "zbërthen" zhvillimet e dialogut me Serbinë: Ja çfarë duhet të ketë Kosova

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2023

Analisti Mentor Nazako ishte i ftuar në emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku ku foli për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimeve që kanë mbajtur krerët e dy shteteve me zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-së në ditët e fundit në Prishtinë dhe Beograd.
Siç u shpreh ai, presidenti serb Vuçiç e pranoi planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve duke shtuar se ia “la topin palës kosovare”. Më tej, analisti theksoi se Kosova duhet të ketë një ekip këshillimor ndërkombëtar dhe një strukturë uniteti për të harmonizuar qëndrimet.
“Plani franko gjerman, i rishikuar, i është paraqitur Kosovës dhe Serbisë dhe nga njëra anë kemi Vuçiç që kontrollon situatën në mënyrë autokratike, i cili për të siguruar konsensus të brendshëm apo për të mundësuar zhvillon një mbledhje me qeverinë dhe i bën një mesazh kombit.
Sa i përket qasjes kosovare, nuk ka diskutim me qeverinë, fjalim kombi apo në parlament. Ajo që mund të them është se Vuçiç ka mësuar nga gabimet e paraardhësve të vet dhe përballë faktorit ndërkombëtar po tregon qasje konstruktive. Pra, ai ia la topin palën kosovare.
Krejt befas, Vuçiç e pranoi planin me një kusht. Ndërkohë që Kosova thoshte se nuk e pranon. Kurti tha se jam i gatshëm ta pranoj por Vuçiç po organizon barrikada se s’do ta pranojë. Ai e pranoi, barrikadat i paraqiti si dëshmi e viktimizimit…Fjala kyçe që përkufizon sjelljen e faktorit serb është viktimizimi.
Mendoj se ka ardhur momenti që Kosova duhet të ketë, nuk është vonë, për një ekip këshillimor ndërkombëtar. Së dyti, të ketë një strukturë të ngjashme me grupin e unitetit që kishte Rugova që të harmonizojë qëndrimet me faktorët e tjerë kosovarë.“, u shpreh mes të tjerash Nazarko.
Më të lexuarat


Çfarë u diskutua? Dialogu me Kosovën, presidenti serb bisedë telefonike me Antony Blinken

Serbët janë rusë të vegjël, Rusia do të ketë ndikim në Kosovë përmes Asociacionit, Vuçiç po synon të krijojë “Srpski Svet” në Prishtinë, ja çfarë u tha në takimin me amerikanët dhe si SHBA i prishi planet Beogradit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë jep mesazhin e fortë: Kosova është zotuar për formimin e ZSO, s’bëhet fjalë për Asociacion një etnik

A do të dërgojë Greqia tanke Leopard në Kiev? Kryeministri Mitsotakis zbulon vendimin e prerë

SHBA bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE, media në serbi zbardh detajet e forta (Arsyeja)

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Parlamenti Evropian bën lëvizjen e papritur, ja vendimi që pritet të marrë

Temperaturat shkojnë - 8 gradë celsius, Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora, trashësia ka arritur 74 cm, ja si paraqitet situata

Flet babai i pilotit të avionit që u rrëzua në Greqi: Ja çfarë më tha ditën e fundit

Detaje të reja nga plani franko-gjerman: Serbia hyn në vitin 2030 në BE, përfiton ndihma masive nga Perëndimi, ja frontet e zjarrit që pritet të “djegin” Beogradin nëse Vuçiç refuzon marrëveshjen

Fondacioni gjerman publikon statutin, asociacioni në Kosovë do të financohet edhe nga Serbia, zbardhen detaje nga draft-rezoluta
