BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Rajoni

Vuçiç kërcënon Kosovën: Nuk mund të bëjnë dot padi për gjenocid, këtë të drejtë e ka vetëm Shqipëria

Vuçiç kërcënon Kosovën: Nuk mund të

Deklaratës së politikanëve kosovarë dhe sidomos presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se do të ndërmerret një hap për të ngritur një akuzë kundrejt Serbisë lidhur me krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë viteve të luftës. Presidenti serb Alkesandar Vuçiç i është drejtuar autoriteteve kosovare me një lutje për të mos paditur Serbinë për gjenocid, duke shtuar se në të vërtetë ndërkombëtarët janë duke u deklaruar kundër një skenari për ndryshim kufijsh, por se deklarata të tilla nuk i konsideron absolutisht të vërteta. Ndërkombëtarët sipas presidentit Vuçiç janë vërtetë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanit Perëndimor  por që janë më shumë se të gatshëm që të ndryshojnë kufijtë serbë. “Padinë kundër Serbisë për gjenocid, mund ta bëni vetëm përmes një shteti tjetër, Shqipërisë. Kjo do të nënkuptonte fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë ju paralajmëroj dhe ju lutem mos e bëni këtë”, theksoi Vuçiç. Më tej presidenti serb i ka bërë thirrje organizmave ndërkombëtare që të mos të tregohet favorizues dhe përkëdhelës kundrejt Kosovës. “ U bëj thirrje të gjithë atyre që ende e përkundin Prishtinën dhe e shikojnë si fëmijën e tyre, të mos e bëjnë më një gjë të tillë”, u shpreh Vuçiç. Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që, siç thotë ai, ende po përkundin dhe shikojnë Prishtinën si fëmijën e tyre, të mos e bëjnë atë, transmeton “Telegrafi”. Vuçiç vuri në dukje se, ndërkombëtarët që thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, nuk po thonë të vërtetën, sepse ata në të vërtetë janë në favor të ndryshimit të kufijve. “Gënjejnë hapur, ata janë vetëm për ndryshimin e kufijve të Serbisë. Sa herë që ata thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, unë them ‘ti je edhe një hipokrit tjetër që dëshiron të ndryshojë kufijtë që u arrit me forcë kur kishim një qeveri të paaftë në Serbi’. Thoni se jeni kundër ndryshimit të kufijve, kurse  në Kosovë e justifikoni atë me kinse një katastrofë humanitare. A nuk ishte një katastrofë më e madhe në Irak, pse atëherë nuk e ndatë Basrën nga Bagdadi?”, tha ai, duke shtuar se kjo flet vetëm për hipokrizinë e atyre. Siç tha ai, kur shtron pyetjen – se pse disa kanë të drejtë të vetëvendosjes dhe të tjerët jo – ata, siç tha ai, i thonë, se duhet të shikojë për të zhvilluar ekonominë [e Serbisë]. “Çfarë do të ishte një Serbi e suksesshme në interesin e tyre? Për Evropën një Serbi e suksesshme është Serbia pa Kosovën. Prandaj ata [Kosova] janë kundër Mini Schengenit, kundër politikës ‘Ballkani ballkanasve’. Ata gjithmonë duan t’i ngrenë të tjerët kundër nesh, në mënyrë që Serbia të mos jetë e fortë, të  mos jetë dominuese”, përfundoi Vuçiç.

Padia

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Rozafa Kelmendi i tha Koha-s se një proces gjyqësor për gjenocid kundër Serbisë do të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) para fundit të vitit të ardhshëm, raporton portali Kossev. Ajo deklaroi se përgatitje e madhe është e nevojshme për këtë. "Para se të fillojë procesi gjyqësor, duhet të finalizohet një plan pune që përmban shumë nga aspektet teknike të përfshira në këtë plan," tha ajo. Kur procesi i hartimit të planit të ketë përfunduar, hartimi i padisë do të jetë në gjendje të fillojë, shtoi ajo. "Ne nuk kemi një datë të saktë për ngritjen e padisë, por ne pretendojmë se nuk mund ta paraqesim atë para fundit të vitit të ardhshëm, duke marrë parasysh që nevojitet përgatitje e madhe," tha Kelmendi. "Ne besojmë se ka pasur gjenocid në Kosovë dhe ne do të përpiqemi ta provojmë atë. "Në këtë fazë, nuk është e përshtatshme të flasim për pasojat e një vendimi të tillë të mundshëm, sepse ai është akoma në fazën e parë", tha një zëdhënëse e qeverisë. Ajo tha se tani po merren me çështjen e kompetencave dhe analizave të brendshme dhe të jashtme nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. "Procesi i padisë së Serbisë për gjenocid është një proces i gjatë, kompleks dhe shumë i ndjeshëm, kështu që do të duhet kohë," shtoi ai. E njëjta gjykatë gjeti se vrasja e rreth 8,000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenica ishte gjenocid. Sipas ICJ, Serbia nuk e parandaloi atë, por tha se gjykata nuk kishte prova të mjaftueshme për ta mbajtur vendin përgjegjës për gjenocidin.

Më të lexuarat