BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Rajoni

Vuçiç kërcënon se nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet të pavarur dhe i tregon “dhëmbët” NATO-s: Jemi gati për luftë, forcat tona ushtarake janë dhjetë herë më të forta sot

Vuçiç kërcënon se nuk do ta njohë kurrë

Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka sfiduar ditën e djeshme ndërkombëtarët. Në një seancë të posaçme, vetëm për Kosovën, ai prezantoi në Parlament raportin e tij për dialogun Prishtinë-Beograd nga periudha 15 qershor deri më 1 shtator dhe njoftoi deputetët e qytetarët për gjendjen aktuale, sfidat që i presin, si dhe gjithçka që shteti ka bërë deri më tani për popullin serb në Kosovë. “Dëshiroj që si betim në Kushtetutë, të them se asnjëherë, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të mungoj në luftën për Kosovën”, tha Vuçiç. Ai akuzoi Kosovën se po nxit tensione me dërgimin e forcave speciale në veri dhe paralajmëroi se rreziku i një përshkallëzimi është i afërt, i menjëhershëm dhe serioz. Madje solli në vëmendje se kapacitetet ushtarako-policore janë dhjetë herë më të forta se para dy dekadave, po ashtu edhe ato të inteligjencës. Ai gjithashtu ka thënë se Serbia ka treguar konstruktivitet, por jo nga frika nga ushtarët e NATO-s.“Serbia nuk është më aq e dobët sa ishte në vitin 1998, 1999, 2004 apo 2008. Forcat tona ushtarake dhe policore janë dhjetë herë më të forta sot. Ne gjithashtu sot posedojmë më shumë mend dhe mençuri dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur paqen për popullin tonë në Kosovë. Nëse vjen deri te ndonjë konflikt, kjo do të ishte fatkeqësi për të gjithë Serbinë”, ka thënë ai. Megjithatë sqaroi se “si komandant i përgjithshëm i ushtrisë, nuk ka ndërmend t’i dërgojë fëmijët serbë në luftë”. “Një mijë vjet negociata është më mirë se një ditë luftë. Ne nuk duhet të largohemi kurrë nga negociatat. Nëse e bëjmë këtë, ne shkatërrojmë vendin tonë”, vijoi ai.

Vuçiç: Nuk do ta njohim Kosovën

Presidenti shtoi se lobon fuqishëm për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, duke pretenduar se ka arritur te një tjetër vend ta bëjë këtë. “Tani kemi më shumë shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës sesa ato që e njohin.” Vuçiç shtoi se gjithçka është vështirësuar për të dhe serbët e Kosovës që pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit. Presidenti nënvizoi se Serbia po përballet me një situatë të vështirë në fushën e sigurisë dhe akuzoi Prishtinën se po tenton të shkaktojë një konflikt. Gjithashtu tha se ndërkombëtarët, bashkë me Kosovën, po tentojnë të ndryshojnë kornizën e negociatave, ndërsa lëshoi dhe një porosi për misionin e KFOR-it, duke thënë se “detyra e tyre është të mbrojnë popullatën civile dhe jo të zbatojnë vendimet e Prishtinës”.

Vuçiç: Një detyrë e vështirë që duhet ta përfundojmë

Siç tha ai, në Kosovë aty në terren të përbashkët duhet të gjejmë jetë për serbët dhe jo më pak për shqiptarët. “Është një detyrë e vështirë që duhet ta kryejmë për të mbijetuar si vend dhe popull. Çdo gjë tjetër çon në një tërheqje tjetër, humbje dhe një dozë të re ëndrrash boshe, të cilat askush nuk do të mund t'i realizojë. Në politikë është e rëndësishme t'u ofrohet njerëzve atë që është realiste dhe e mundshme”, tha Vuçiç, duke shtuar se shanset për të shkuar në humnerë janë mjaft të thjeshta dhe, nëse përdorim politikën e gabuar, pothuajse të sigurta.

Presidenti serb: Perëndimi kundër Beogradit

Presidenti i Serbisë tha se një arritje e rëndësishme është se “ne mbrojtëm të drejtën e përdorimit të letërnjoftimeve serbe, e cila, siç pretendojnë disa, nuk ishte e mundur më parë. Serbët tani mund të lëvizin lirshëm, por disa nuk duan ta vërejnë këtë”, tha ai. Siç theksoi Vuçic, burimi i krizës së dialogut, problemi sistemik, buron nga dy gjëra. Bota perëndimore nuk dëshiron të respektojë Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244, dhe ne mund t'i referohemi vetëm të drejtës ndërkombëtare. Megjithatë, ata nuk do të dëgjojnë për këtë, thonë se gjërat në terren kanë ndryshuar Rezolutën, për ta është fundi i historisë. Por kur diçka ndodh në Ukrainë, gjërat në terren nuk e kanë ndryshuar situatën dhe rendin ligjor”, tha Vuçiç. Siç shtoi ai, problem tjetër është se nuk janë të interesuar për marrëveshjet e nënshkruara, shpjegimet afatgjata për kushtetutën dhe mosformimin e ZSO-së. Ata, thekson ai, “nuk janë të interesuar të respektojnë marrëveshjet që janë nënshkruar dhe nuk u shkon mendja të bëjnë presion mbi Prishtinën, përveçse të thonë se kjo që po bëni nuk është e bukur”. “Më duhet të them se fakti që tani thonë se do të duhet të formohet ZSO është një shenjë për mirë, dhe nëse më pyesni nëse do të ndodhë kjo, unë dyshoj”, tha Vuçiç.

Më të lexuarat