BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Rajoni

Vuçiç korr fitore tepër të thellë në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar marrin 4 mandate

Vuçiç korr fitore tepër të thellë në zgjedhjet

Ditën e diel u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, që do të çojnë në zgjedhjen e 250 deputetëve të rinj të Parlamentit. Risia e këtyre zgjedhjeve ishte se në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët. Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti. Përfaqësuesit politikë shqiptarë kishin deklaruar më parë se synonin të fitonin tre mandate në këto zgjedhje, por në rezultatet përfundimtare, bashkimi i partive shqiptare mori katër mandate. Ndërkohë që mazhoranca në Parlamentin serb, u fitua nga lista “Aleksandar Vuçiç, për fëmijët tanë”, e Lidhjes Përparimtare Serbe (SNS), e cila udhëhiqej nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç. Të dhënat e bëna të ditura nga IPSOS dhe Cesid e shpallin fituese këtë listë me 62.5% të votave (180 deputetë), ndërsa sipas të dhënave jo të plota të Komisionit republikan zgjedhor (RIK), SNS ka fituar 63.35%. Presidenti dhe lider i SNS-së, Aleksandar Vuçiç shpalli fitore absolute në zgjedhje me, siç tha, 64% të votave të fituara apo mbi dy milionë votues, ndërkohë që numri i qytetarëve me të drejtë vote ka qenë 6.5 milion.

Reagon Vuçiç

Pas përfundimit të zgjedhjeve Vuçiç iu drejtua publikut dhe tha se ishte krenar, sepse partia e tij mori një fitore bindëse. “Fituam një besim të madh të njerëzve në kushte kur pak prej tyre besuan se mundemi. Ky është një moment historik. Ne morëm më shumë se 2 milionë vota, të cilat nuk janë regjistruar deri më tani”, ka thënë ndër tjerash ai në fjalimin e tij”, ka thënë më tej ai në fjalimin e tij. Lista e dytë zgjedhore me vota të fituara është Partia Socialiste e Ivica Daçiçit me 10.7% vota të fituara me rreth 30 deputetë, ndërsa në vendin e tretë është renditur Aleanca Patriotike serbe me rreth 4% të votave. Një pjesë e partive opozitare bojkotuan zgjedhjet duke vlerësuar se ato nuk mund të jenë të lira apo të drejta si rezultat i kontrollit të fortë të presidentit Aleksandër Vuçiç mbi median. Pas shpalljes së rezultateve paraprake ata thanë se presidenti Vuçiç e shkatërroi jetën politike në Serbi. Ndërkohë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë shprehën shqetësim për dominimin e zgjedhjeve nga partia në pushtet si dhe nga mungesa e diversitetit në media që kufizuan mundësitë e votuesve për të zgjedhur. Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it bënë të ditura dje raportin e tyre paraprak ku thuhet se zgjedhjet ishin të organizuara në mënyrë efikase, megjithatë "...votuesit ishin të keqinformuar dhe të irrituar nga mungesa e qasjes në media të opozitës. Dominimi i partisë në pushtet rrezikon neutralitetin e institucioneve të vendit dhe kërkohet dialog për të tejkaluar ndasitë e thella politike dhe për të mbrojtur pluralizmin", tha Urszula Gacek, kryetare e misionit të posaçëm të ODIHR-it për vlerësimin e zgjedhjeve.

Shqiptarët me katër deputetë

Pesë partitë politike shqiptare kanë qenë për herë të parë të unifikuara në garën e zgjedhjeve të 2020-ës. Sipas rezultateve preliminare, kjo listë pritet të fitojë 4 ulëse në Parlamentin serb. Ai i cili ishte iniciatori dhe për shkak të të cilit u arrit edhe unifikimi i këtyre partive, ka qenë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e përshëndeti rezultatin e arritur nga partitë shqiptare nga Lugina e Preshevës, të cilët u bashkuan në koalicionin e quajtur Alternativa demokratike shqiptare. Thaçi porositi se shembullin e unitetit të partive shqiptare nga Lugina e Preshevës duhet ta ndjekin edhe shqiptarët në vende të tjera ku jetojnë.