Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuçiç mbërrin në Kosovë i shoqëruar nga zyrtari serb i arrestuar në Mitrovicë (FOTO)

Postuar: 08/09/2018 - 15:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka nisur zyrtarisht vizitën dyditore në veri të Kosovës. Pas orës 14:00, Vuçiç ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Bërnjak që ndodhet në komunën veriore të Zubin Potokut. Aty ai është pritur nga përfaqësuesit politik të serbëve nga komunat veriore të cilët po e shoqërojnë gjatë vizitës.

Presidenti i Serbisë shoqërohet edhe nga Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Ky u fundit u arrestua në Mars në Mitrovicë, gjatë një tubimi, pasi kishin hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Disa orë pas ndalimit, u deportua në Serbi. Ngjarje kjo që u pasua me deklarata armiqësore mes palëve.

Eskorta e Vuçiçit po sigurohet nga Policia e Kosovës.

Vizita e Vuçiçit ishte vënë në pikëpyetje për faktin se autoritetet e Kosovës, fillimisht i kishin lejuar atij vizitën në pjesën veriore, por jo edhe realizimin e agjendës për vizitë te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës), raporton “REL”.

Mirëpo, siç kanë deklaruar zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, vizita te Liqeni i Ujmanit ishte lejuar pas trysnisë së Bashkimit Evropian, ngaqë të premten, Vuçiç në shenjë proteste, kishte refuzuar ta takonte presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Liqeni i Ujmanit, nga Serbia dhe presidenti Vuçiç po cilësohen si burim dhe pasuri ekonomike serbe, çka kundërshtohet ashpër nga autoritetet në Prishtinë.

Të premten gjatë një adresimi opinionit në Serbi, Vuçiç tha se në përputhje me kërkesën e tij drejtuar EULEX-it, KFOR-it dhe autoriteteve të Prishtinës, ai do të shkojë në Kosovë dhe do ta fillojë vizitën pikërisht nga Ujmani (Gazivoda).

“Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe pres që atje, në mënyrën më normale t’iu drejtohem njerëzve dhe t’u tregoj njerëzve se sa është i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit, jo vetëm për serbët në veri dhe në jug, por edhe për shqiptarët në Kosovë, si dhe sa është e rëndësishme që të investojmë shumë më tepër para”, tha Vuçiç.

Vizitën e tij, Vuçiç e ka paralajmëruar se do ta vazhdojë gjatë ditës së shtunë në Zveçan, ndërkaq ditën e diel ai do të mbajë tubimin në Mitrovicë të Veriut. Ai tha se do të vjen në Kosovë me plane ekonomike konkrete, por edhe për t’ua thënë të vërtetën serbëve të Kosovës.

“Të dielën në orën 12 është tubimi në Mitrovicë, në të cilin unë i ftoj të gjithë njerëzit, të cilët dëshirojnë të dëgjojnë edhe atë që ndoshta nuk do t’iu pëlqejë në tërësi, por do ta dëgjojnë të vërtetën”.

Sipas tij, në disa ditët e fundit, situata ka qenë mjaft e tensionuar ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar. Ai ka theksuar se gjatë kohës që do ta vizitojë Kosovën, pret që pala tjetër të japë porosi të arsyeshme, ndërkohë që edhe ai do të përpiqet që krejt çka do të flasë, të pranohet mirë me qëllim të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe përparimit në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“Për sa u përket shqiptarëve, Serbia dëshiron paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe shpresoj që në vitet e ardhshme do të mund të vendosim edhe miqësinë me ta. Shpresoj, sepse gjithçka tjetër do të ishte katastrofale për të dy popujt”, theksoi Vuçiç.

Ai ka shprehur besimin që vizita e tij në Kosovë, do të kalojë pa probleme, sepse, siç ka thënë ai, nuk është as në interesin e shqiptarëve që të provojnë të bëjnë diçka të ngjashme që kanë bërë me shefin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Ky i fundit, në mars të këtij viti, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, sepse kishte hyrë në territorin e Kosovës, siç ishte thënë, pa lejen e autoriteteve vendore dhe në mënyrë jolegale. Vuçiç ka shprehur bindjen se një gjë e tillë më nuk mund të ndodhë.

Mitrovica Veriore, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, tashmë është gati për të pritur presidentin serb. Rrugët dhe sheshet e atjeshme, janë përplot flamuj serb, fotografi të presidentit Vuçiç si dhe pankarta që i shprehin mirëseardhje atij.

Pjesa veriore e Kosovës e banuar nga shumica serbe, vazhdon të mbetet e ndikuar nga Beogradi, përkundër përpjekjeve disavjeçare të autoriteteve të Kosovës për integrimin e kësaj pjese.

Kjo vizitë e presidentit serb, po realizohet në kohën kur nga tavolina e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel janë lansuar ide për ndryshimin e kufijve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 12:25

E përditshmja franceze “Le Monde” botoi dy artikuj rreth shkëmbimit të mundshëm të territoreve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, si dhe një hartë të Kosovës me interpretimin e saj, për mënyrën sesi do të

Postuar: 24/09/2018 - 10:06

Pas lajmit se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe ai i Rusisë Vladimir Putin do të takoh

Postuar: 24/09/2018 - 08:18

Sipas analistëve dhe zyrtarëve të qeverisë së Prishtinës, dëmet e luftës që Serbia i ka shkaktuar

Postuar: 23/09/2018 - 22:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Postuar: 23/09/2018 - 20:57

Një person ka humbur jetën ditën e sotme, pasi u qëllua me armë zjarri.

Postuar: 23/09/2018 - 17:52

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur drejt SHBA-ve, në një vizitë zyrtare në kuadër të m

Postuar: 23/09/2018 - 09:38

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen më aktivisht në ndë