BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Rajoni

Vuçiç ndryshon qëndrim pas ultimatumit të Palmer, deklaron se sheh shpresë për gjetjen e konsensusit me Kosovën

Vuçiç ndryshon qëndrim pas ultimatumit të Palmer,

Pas deklaratave të prera dhe të ashpra të së mërkurës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket se ka ndryshuar qëndrim pas takimit të djeshëm me Përfaqësuesit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në Beograd. Pavarësisht se dy ditë më parë Vuçiç deklaroi se nëse në Bruksel nuk do të flitej për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, atëherë takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti do të ishte i kotë të zhvillohej, ditën e djeshme ai ka deklaruar se sheh shpesë dhe mundësi në arritjen e një kompromisi me Kosovën. Presidenti serb e ka vlerësuar takimin me zotin Palmer dhe zotin Lajçak si të mirë, duke thënë se së shpejti do të vazhdohet dialogu me Kosovën e se beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje kompromisi. “Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti do të vijojë dialogu me Prishtinën dhe njoftoj se besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram. Gjatë vizitës së tij në Beograd, zoti Palmer ka zhvilluar një takim edhe me Kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç. Ai tha se një nga interesat me prioritet të SHBA-së është stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor. Zoti Palmer vlerësoi rolin e Serbisë në iniciativat rajonale, të cilat do të rrisin ndjeshëm cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve në rajon, por gjithashtu edhe do të përmirësojnë dhe forcojnë më tej lidhjet ekonomike rajonale, njoftoi Qeveria e Serbisë. Palmer nënvizoi se SHBA mbështet fuqimisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet nën kujdesin e BE-së dhe rolin e të Dërguarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe vlerësoi kthimin e Beogradit dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç në bisedimet me Prishtinën.

Qëndrimi i qeverisë

Ndërkohë,  Zonja Brnabiç theksoi se dialogu me institucionet e përkohshme në Prishtinë është në fokusin e qeverisë, por sipas saj është e nevojshme të zbatohen gjërat për të cilat ishin rënë dakord më parë brenda dialogut, kryesisht asociacioni i komunave serbe. "Beogradi do të vazhdojë të mbështesë arritjen e një kompromisi të qëndrueshëm në dialogun me Prishtinën, duke mbrojtur interesat e serbëve atje, si dhe duke ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare të vendit tonë. Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe ne presim ta shohim atë nga pala tjetër, në mënyrë që dialogu të ketë kuptim. Njëra prej tyre është çështja e gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar në zgjidhjen e plotë të kësaj çështjeje", theksoi Brnabiç. Ajo gjithashtu bëri me dije se një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë është përmirësimi i të gjitha fushave të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe më intensive me SHBA-në. "Interesi ynë është të intensifikojmë dialogun politik dhe vizitat në nivelin më të lartë dhe shpresoj se këtë vit do të kemi mundësinë të shënojmë 140-vjetorin nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike", theksoi Brnabiç. Veç të tjerash, Palmer dhe Brnabiç kanë folur edhe në lidhje me situatën e përgjithshme rajonale dhe kanë rënë dakord se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik të të gjithë rajonit.