Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuçiç në Kosovë/ Policia: Nuk do e lejojmë të vizitojë liqenin e Ujmanit

Postuar: 07/09/2018 - 18:02

Policia e Kosovës tha sot se do të veprojë në kuadër të planit të qeverisë së vendit në vizitën e planifikuar për nesër të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në veri të Kosovës.

Përderisa Vuçiç është duke insistuar që ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, i cili ndodhet në pjesën veriore, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar këtë vend.

Në një deklaratë për “kallxo”, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se Policia do t’i zbatojë urdhrat e qeverisë gjatë kësaj vizite.

“Policia e Kosovës do te jetë aty. Policia e Kosovës nuk do të lejojë që të thehet qëndrimi i planit të qeverisë”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai tha se Policia “do të ndërmarrë të gjitha masat të cilat janë paraparë” për vizitën e Presidentit serb në Kosovë.

“Plani i policisë është bërë në përputhje me agjendën e qeverisë e cila ka kundërshtuar vetëm një pikë nga kërkesa e Vuçiç. Nuk do të jetë sfidë kjo për Policinë e Kosovës pasi që është hartuar plani për vizitën e Vuçiç në Kosovë”, tha drejtori Qalaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2019 - 19:01

Përkundër deklaratës ironike së mëngjesit rreth “shkrirjes së borës”, duke iu referuar largimit të taksës ndaj Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka ritheksuar se është gabim nëse Kosova e largon ta

Postuar: 21/01/2019 - 18:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media sot është deklaruar lidhur me in

Postuar: 21/01/2019 - 15:34

Nesër nuk do të mbahet seancë gjyqësore për padinë për shpifje dhe ofendim nga Nikolla Gruevski

Postuar: 21/01/2019 - 15:29

I dërguari special i OKB-së në bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, Matthe

Postuar: 21/01/2019 - 15:26

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim

Postuar: 21/01/2019 - 15:24

Megjithë protestat e dhunshme në fundjavë, autoritetet greke sot pasdite pritet të shqyrtojnë p

Postuar: 21/01/2019 - 15:22

Prokurorja publike maqedonase Villma Ruskovska tha sot se aktakuzat për ngjarjet e 27 prillit 2