BREAKING NEWS

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit

Ndryshime të reja në qeveri, zbardhet vendimi i fundit
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x
BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x
BREAKING NEWS

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë (EMRI)

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen
x
BREAKING NEWS

“Ky është skandal e shkuar skandalit”, Klodiana Lala plas ‘bombën’: Gjella e prishur që po gatuhet nga...

“Ky është skandal e shkuar skandalit”, Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

Ç’do të bëjë Berisha tani që gjykata njohu Bashën kryetar të PD-së? Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: Saliu do...

Ç’do të bëjë Berisha tani që gjykata njohu
x
BREAKING NEWS

Lufta në PD/ Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon çfarë do ndodhë me Lulzim Bashën

Lufta në PD/ Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon
x

Rajoni

Vuçiç revoltohet me deklaratat e Ramës për bashkimin kombëtar: Nëse unë do të përmendja Serbinë e madhe do të më varnin në Bruksel

Vuçiç revoltohet me deklaratat e Ramës për bashkimin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka pritur dje në Beograd homologun tij slloven, Borut Pahor. Liderët e dy shteteve mbajtën një konferencë për shtyp pas takimit, ku adresuan disa çështje lidhur me rajonin. Vuçiç theksoi se në takim është folur hapur për të gjitha problemet në rajon, për të cilat u shpreh se nuk janë të vogla. "Unë e prezantova Presidentin Pahor me iniciativën 'Ballkani i Hapur'. Ne kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë. Ne mendojmë se ky bashkëpunim vetëm do të rritet në të ardhmen. Nga ana ime theksova rëndësinë e ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Çdo bisedë që bëjmë mund të jetë një gur në shtëpinë e paqes. Ne po mundohemi të ndërtojmë”, është shprehur ai. I pyetur nga gazetarët nëse është biseduar mbi faktin se përse Bashkimi Europian nuk ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti mbi Shqipërinë e Madhe, Vuçiç tha se unionit i duhet pak kohë që të dalë me një reagim në këto situata, por u shpreh i zhgënjyer që deri tani nuk ka asnjë reagim. Të premten, në një takim mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Elbasan, Kryeministri Edi Rama tha se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhte, por u shpreh se nuk e dinte se kur do të ndodhte një gjë e tillë. Ndërkohë që shtoi se nëse një ditë do të votohej për një referendum mbi këtë çështje, ai do të ishte pro. “Nëse do të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është në rregull dhe askush nuk reagon”, tha presidenti serb. Zgjidhjen në lidhje me deklaratat për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në të ardhmen, politikani serb e gjeti vetëm në integrimin evropian. Vuçiç u shpreh se integrimi sa më i shpejtë në BE, do të shpëtonte rajonin nga nacionalistët. “Deklaratat për ndryshimin e kufijve rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. E kam thënë shumë herë se kjo e thellon shqetësimin tim. Gjithçka që kemi parë vitet e fundit duhet të shqetësojë të gjithë ata që janë të interesuar për paqen. Përgjigja e vetme për rritjen e nacionalizmit është zgjerimi i BE-së. Edhe Bashkimi Evropian ka përgjegjësi t’i kushtojë shumë më tepër kohë sesa po bën”, u shpreh i pari i shtetit serb.

Reagimi i Pahor

Presidenti i Sllovenisë fillimisht ka kujtuar vizitat e tij të para në Beograd, në vitin 2009 dhe më vonë në vitin 2010, kur filloi normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. “Mund të them se bashkëpunimi është i shkëlqyer, gjë që më gëzon, sepse është i rëndësishëm për të dyja vendet dhe stabilitetin në rajon. Presidenti i Sllovenisë tha se me Vuçiçin ka biseduar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Unë kam qenë gjithmonë i përkushtuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Për mendimin tim, procesi i anëtarësimit është shumë i ngadalshëm. Të dyja palët duhet të bëjnë më shumë sesa kanë bërë në vitet e kaluara. Vuçiç dhe unë pajtohemi, nëse BE-ja hap dyert për vendet e rajonit, ai mendim për ndryshimin e kufijve nuk do të ekzistonte më”, ka deklaruar ai. Presidenti slloven deklaroi se vitet e fundit ka një thellim të mosbesimit në rajon dhe se është i befasuar që Bashkimi Evropian nuk di si t’i përgjigjet kësaj situate. “Personalisht do të bëj çmos për të gjetur mirëkuptim më të madh në Bruksel për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe”, tha Pahor. Ai ka shprehur shqetësimin e tij edhe lidhur me ndalimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pahor tha edhe se është i shqetësuar për disa procese dhe deklarata që janë dëgjuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kohëve të fundit. “BE duhet të reagojë shpejt ndaj tyre”, ka thënë presidenti slloven. Ai ka njoftuar se ndërsa të hënën do të vizitojë Kosovën, do të kërkojë nga qeveria e Kosovës implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Në vizitën e sotme, zoti Pahor pritet të takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. “Sllovenia është mbështetëse e madhe e dialogut, vonesa e dialogut nuk është as në benefitin e Serbisë e as të Kosovës. Negociatat duhet të vazhdojnë në mënyrë që të rregullohen marrëdhëniet, në mënyrë që të mos rrezikohet paqja, siguria dhe bashkëpunimi rajonal”, përfundoi ai. Pahor do të vizitojë edhe pjesëtarët e kontingjentit të ushtrisë sllovene në kuadër të KFOR-it.

Më të lexuarat