BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Vuçiç: Serbia ka pak gjasa ta njohë Kosovën me kufijtë aktualë, diskutimet me Kurtin të vështira

Vuçiç: Serbia ka pak gjasa ta njohë Kosovën me

Presidenti Aleksandar Vuçiç pothuajse e ka përjashtuar dje mundësinë që Serbia ta njohë Kosovën pas rinisjes së bisedimeve por ka pranuar se pas komunikimeve me zyrtarët e SHBA që BE ka ndryshuar qëndrim dhe se do të kërkoj nga Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë me të përditshmen austriake Der Standard, ai këmbënguli se kushti i vetëm për nisjen e tij është heqja e tarifës 100 për qind për mallrat serbe dhe insistoi në ruajtjen e tezës së këmbimit të territoreve. “Pas kësaj diskutimi duhet bërë pa parakushte. Por nëse dikush thotë përpara një dialogu të mundshëm, se ne nuk po diskutojmë territore, nuk po diskutojmë për status autonom për Veriun, për çfarë duhet të diskutojmë atëherë? Në këto rrethana, nuk ka negociata”, tha ai. Kur u pyet nëse Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ai fillimisht tha se “Kosova nuk kanë qenë kurrë shtet”, dhe shtoi se deri më sot Evropa nuk e ka kërkuar njohjen. Ideja fillestare e bisedimeve ka qenë si traktati themeltar mes dy Gjermanive në vitet ’70-të, pa njohje formale, gjë që, do të ishte më e lehtë për Serbinë”, tha Vuçiç.

Pak gjasa për njohjen

Pyetjes nëse do ta njihte Serbia Kosovën me kufijtë aktualë, Vuçiçi i është përgjigjur se pothuajse e përjashton këtë mundësi. “Nuk e di çfarë do të ndodhë, sepse ka pak gjasa që ne ta njohim Kosovën. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Por ne nuk mund t’i mbyllim derën bisedimeve. Të dyja palët kanë çfarë të humbin dhe çfarë të fitojnë. Nuk mund të ndodhë që njëra palë të fitojë gjithçka, njohjen, territoret dhe njerëzit tanë. Çfarë marrim ne? Një anëtarësim të mundshëm në BE pas 10 vitesh? E kush na e garanton këtë? Do të ishte një garanci e ngjashme me atë që mori Maqedonia e Veriut, që iu tha se do t’i hapeshin negociatat”, argumentoi Vuçiç. Çështja e ndryshimit të kufijve nxiti debat në Kosovë dhe Shqipëri. Angazhimi i Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Edi Rama u mohua disa here, derisa çështja u pranua nga vetë Thaçi. Presidenti i Kosovës këmbënguli se diskutimin e kishte nisur ai dhe jo Vuçiç, për të përfshirë në kufijtë e Kosovës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, “por pa humbur territore”.

Ankesat për Kurtin

I pyetur se cilat janë pritshmëritë nga Albin Kurti, kryeministri i mundshëm i Kosovës, Vuçiç sinjalizoi se do të jetë e vështirë të diskutojë me të. “Ai ka paralajmëruar largimin e taksës, por dëshiron që Serbia të pranojë tabelat e veturave të Kosovës. Kurti nuk i lexon fare marrëveshjet e arritura pasi ekziston një marrëveshje për targat e veturave, e cila thotë se këto vetura duhet të kenë një etiketë në tabelë dhe anasjelltas. Kur Kurti të dëshirojë aranzhimin e një gjëje të re, atëherë do të shohim se çka mund të bëjmë. E dini se, ata kurrë nuk kanë qenë shtet dhe janë të frustruar e flasin për këtë arsye për gjëra qesharake”, tha ai. Vuçiç shtoi se për njohjen e Kosovës duhet të dëgjojnë kushtet e BE. Vuçiç përmendi gjithahtu marrëveshjen me Ramën dhe Zaevin për të krijuar një “Mini-Shengen” në Ballkan. Ai tha se “duke parë vështirësitë e BE-së për t’u zgjeruar, kemi vendosur që 4 liritë themelore të unionit t’i implementojmë mes vetes: lëvizjen e lirë të njerëzve, të të mirave, të kapitalit dhe shërbimeve”. Vuçiç tha se deri në fund të vitit pret që të arrihet marrëveshje për lëvizjen e lirë- vetëm me kartë identiteti- së paku mes tre shteteve, Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut. Marrëveshja e mundshme është kundërshtuar ashpër nga vendet e tjera të Ballkanit perëndimor si përjashtuese ndaj tyre.

Andi Lamko

Më të lexuarat