BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Rajoni

Vuçiç shpërthen ndaj liderëve të BE: Mos të vij askush këtu dhe të flasë për...

Vuçiç shpërthen ndaj liderëve të BE: Mos të

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka sulmuar ashpër liderët e Bashkimit Europian duke përcjellë një mesazh të qartë se nuk do ta njohë Kosovën.

“Meqë pas 10 ditësh pres vizita të rëndësishme dhe bisedime me liderët më të lartë të Evropës, jam ngopur duke dëgjuar marrëzitë e tyre të ndryshme pasi thonë që ne vijmë të bisedojmë për njohjen reciproke. Mos ejani pasi unë nuk vij të flasim për këtë. U them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë dhe këtyre fatkeqëve poshtë që s’dinë ç’të thonë”,tha ai.

Këtë deklaratë Vuçiç e ka bërë gjatë promovimit të dronëve të rinj të ushtrisë serbe të mbërritur nga Kina. Ai shtoi se i intereson vetëm populli i tij serb dhe asgjë tjetër.

“Standardet janë gjithmonë të ndryshme dhe jo vetëm të dyfishta, por të shumëfishta dhe jam i lodhur me këto. Ata mendojnë se unë dua lavdërime nga ca media idiote që thonë se unë jam De Gol dhe i mençur dhe që s’jam diktator i madh që do thonë më vonë nëse nuk jam i dëgjueshëm. Mua më intereson vetëm populli im”, tha Vuçiç.

Këto reagime vijnë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti në Tiranë i cili tha se do të vijoj dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës.