BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Rajoni

Vuçiç shton provokimet, deklaron krah Lavrov se Serbia do të forcojë ushtrinë për të luftuar agresorët, reagon ashpër Vjosa Osmani

Vuçiç shton provokimet, deklaron krah Lavrov se Serbia do të

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në fjalën e tij pas takimit, zoti Vuçiç ka bërë me dije se është marrëdhëniet me Rusinë janë jashtëzakonisht të mira dhe se për një gjë të tillë është shumë krenar. Ai deklaroi se shpreson që të përpara përfundimit të këtij viti të mund të zhvillojë një takim edhe me homologun e tij, Vladimir Putin. Më tej ai shtoi se gjatë bisedës me zoti Lavrov, e ka njoftuar në lidhje me frikën mbi pozicionin e Serbisë në rajon dhe në lidhje me frikën e pozicionit të qytetarëve serbë brenda dhe jashtë Serbisë. Presidenti Vuçiç u shpreh se kishte marrë këshilla të mira dhe të rëndësishme nga ministri Lavrov. "Kam pasur bisedën më të hapur dhe më të sinqertë me Lavrov deri më tani. E falënderova që erdhi për të pritur festimin e 60 vjetorit të themelimit të Lëvizjes së Paangazhuar, si dhe për bashkëpunimin e mirë që është fryt i miqësisë shekullore. Serbia vazhdon të ketë bashkëpunim dhe mbështetje të mirë dypalëshe dhe shumëpalëshe nga Rusia në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare", tha Vuçiç. Ai gjithashtu shprehu shpresën se bashkëpunimi me Rusinë, një bashkëpunim që u rrit konsiderueshëm në një kohë tepër të frikshme dhe të vështirë për të gjithë globin, referuar pandemisë dhe nevojave që lindën nga ajo, do të vazhdojë të rritet. Ai tha se Serbia nuk mund ta harroje kurrë mbështetjen që mori nga Rusia. "Unë falënderova për mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë, ne jemi dakord në qëndrimin se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm duke gjetur një kompromis, dhe jo me diktate. Serbia do të mbetet një vend neutral ushtarak dhe do të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e saj mbrojtëse, në mënyrë që të pengojë çdo agresor", vijoi presidenti serb.

Reagon Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi në Beograd rëndësinë e partneritetit strategjik midis Serbisë dhe Rusisë dhe vlerësoi se ekziston një dialog konfidencial midis udhëheqësve të dy vendeve. Ministri i Jashtëm rus bëri me dije se Rusia është e angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në dialogun me Prishtinën. Gjithsesi ai shtoi se një zgjidhje eventuale do të duhej të miratohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Lavrov tha se Rusia do të pranonte çdo zgjidhje që do t’i përshtatej Serbisë dhe popullit serb. Ai shtoi se në komunikimet me Unionin Europian, Rusia është gjithmonë e kujdesshme që ti kujtojë BE-së përgjegjësitë në lidhje me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Lavrov bëri thirrje për të vijuar me zbatimin e marrëveshjeve të cilat tashmë janë nënshkruar mes dy vendeve, marrëveshje ku përfshihet edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai theksoi se mes Rusisë dhe Serbisë ekziston një dialog konfidencial midis udhëheqësve të të dyja vendeve.

Reagon Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj Serbisë e cila sipas saj në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd po lobon duke shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka kujtuar të kaluarën dhe veprimet e Serbisë që bien ndesh siç thotë me “me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM”. “ Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrative e argumente të falsifikuara. Së fundi, në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, Serbia sërish po e keqpërdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.

Nën udhëheqjen e kasapit Sllobodan Millosheviq, Serbia ka shkaktuar shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, duke shkaktuar gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, si dhe duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të NAM-it. Si vend kolonizues, me politika destabilizuese, me mohim te gjenocidit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM”, tha ajo.

Më të lexuarat