Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vuçiç: Thaçi ka paguar para për t'u ulur afër Merkel në Amerikë

Postuar: 06/12/2018 - 16:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, ka paguar para të majme për të siguruar një vend dhe ulëse të mirë në Paris, muajin e kaluar, ashtu si dhe në varrimin e presidentit George H.w. Bush, të mërkurën në SHBA. 
 
Ai ka shtuar se po të mos e bënte këtë gjë, Thaçi do ta kishte të pamundur të ulej, sidomos dje, mes kancelares gjermane dhe presidentit polak.
 
“Bëhet fjalë për para të majme që i paguajnë të dërguarit e tij, e jo ‘quazi’ shteti i tij. Para së gjithash ata nga New York-u, por edhe nga Zvicra, Gjermania, Italia”, ka thënë ai në një intervistë për Tv Pink.
 
“Të mos keni iluzione se diçka tjetër është në pyetje. Paramendojeni Thaçin – një luftëtar i njohur për të drejtat e njeriut – ta ketë merituar me diçka tjetër ulësen ngjitur me Merkelin”.
 
Megjithatë, serbi ka lënë të hapur edhe një mundësi tjetër për atë se si iu bë e mundur Thaçit të sigurojë këto ulëse kaq të rëndësishme në Francë e Amerikë. Sipas tij, ndoshta dikush i “fuqishëm” po i ndihmon atij, duke përfaqësuar interesat e Prishtinës, por ka përfunduar se është i bindur që kjo nuk është e vërtetë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 17:51

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka theksuar se një korrigjim i mundshëm nuk duhet të bëhet në vija etnike.

Postuar: 10/12/2018 - 17:47

Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka ndryshuar sa i përket vendimit për taksën 100 për qind nd

Postuar: 10/12/2018 - 16:46

Ministri i jashtëm i Maqedonisë u përpoq sot të qetësojë konfrontimin e hapur së fundmi me Bull

Postuar: 10/12/2018 - 16:26

Kreu i opozitareve Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur bindjen se partia e tij vij

Postuar: 10/12/2018 - 15:42

Presidenti i Serbisë dhe i Partisë Progresive Serbe (SNS), Aleksandër Vuçiç tha se ai nuk do të

Postuar: 10/12/2018 - 15:34

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev sot deklaroi se në periudhën e ardhshme nuk planifikohet sjel

Postuar: 10/12/2018 - 15:31

24 automjete ushtarake i erdhën dje Kosovës nga Amerika, në prag të formimit të ushtrisë së Kos