BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

VV: Me demarkacionin Kosova humbi 8 mijë hektarë tokë dhe liberalizimin e vizave

VV: Me demarkacionin Kosova humbi 8 mijë hektarë tokë dhe
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media për një vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes Demarkacionit me Malin e Zi ku tha se Kosova humbi 8.200 hektarë një vit më parë më 21 mars 2018. 
 
“Haradinaj u bë Kryeministër duke premtuar korrigjimin e gabimeve të Demarkacionit me Malin e Zi. Një vit më pas, nuk është bërë asnjë hap përpara, asnjë raport apo sqarim për korrigjimin e tij”, thuhet në njoftimin për media.
 
Deputetja e kësaj partie Arbërie Nagavci kujtoi deklaratat ku vetë deputetët e AAK shpreheshin se ishin detyruar ta votonin marrëveshjen dhe se vizat do të liberalizoheshin menjëherë pas ratifikimit të saj. 
 
“Prej një viti, Kosova vetëm ka humbur dhe vizat akoma nuk janë liberalizuar”, u shpreh ajo.
 
Për më tepër, deputetja Nagavci shpjegoi se si ratifikimi i Demarkacionit me idenë e korrigjimit të versionit fillestar po shërben aktualisht si precedent për Presidentin Thaçi që të rehatojë në sferën tonë publike idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë. 
 
“Krejt çka Qeveria ka bërë për një vit janë skandale korruptive, punësime partiake e familjare”, tha Nagavci.
 
shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca përmendi deklaratën e kryeminsitrit Haradinaj të datës 2 mars, ku ky i fundit e kishte pranuar se e kishin mashtruar në rastin e Demarkacionit dhe sesi kjo nuk do të përsëritet sërish me rastin e marrëveshjes me Serbinë. 
 
“Ky deklarim i Haradinajt i vërteton pretendimet e para një viti të Lëvizjes se Kosova tashmë i ka humbur 8.200 hektar dhe se Kryeministri ose është mashtruar ose po mashtron. Prej një viti komisioni nuk ka dalë fare në terren, edhe pse vullneti dhe gadishmëria e anëtarëve të tij nuk mungon. Nëse je Kryeministër që të mashtron gjithkush, për besë duhet të japësh dorëheqje”, u shpreh deputeti Konjufca.

Më të lexuarat