BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Rajoni

VV paralajmëron Thaçin, Sveçla: Mund të përfundosh në burg

VV paralajmëron Thaçin, Sveçla: Mund të përfundosh
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Xhelal Sfeçla ka thënë sot se presidenti Hashim Thaçi do të tentoj të pengojë themelimin e qeverisë Kurti por do ta ketë të vështirë.
 
“S’ka hapësirë që Thaçi të pengoj ardhjen e qeverisjes Kurti. Nuk besoj që Hashim Thaçi do të guxoj ta bëjë këtë, por do të tentojë që ta vonojë procesin. Unë mendoj që presidenti e meriton më shumë se sa shkarkimin”, ka thënë Sveçla.
 
Sipas Sveclës Thaci si president, por edhe si kryeministër ka kryer veprime antiligjore të cilat, siç thotë ai, me një drejtësi të çkapur do ta çonin atë në burg.
 
I pyetur nëse kjo i bie që në një qeverisje të VV presidenti rrezikon të hyjë në burg, Sveçla ka thënë se partia e tij do t’i çkapim institucionet e drejtësisë, e ato në bazë të ligjit do t’i dënojnë ata që kanë kryere veprime antiligjore.
 
Po ashtu Sveçla ka garantuar se liderin e VV nuk do ta shohin asnjëherë në tribunën VIP në ndeshjet e kombëtares së Kosovës në Futboll.
 
“Ne refuzojmë të sillemi si qeveritë e tjera. Ne edhe në ta ardhmen do të shkojmë ti përcjellim ndeshjet, por jo në VIP, ka përfunauar Sveçla.