Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

VV: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, qeveria të japë dorëheqje

VV: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, qeveria të japë dorëheqje

Postuar: 13/03/2018 - 16:05

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të bjerë formalisht, pasi sipas tyre kjo qeveri ka rënë si moralisht edhe me numra.
 
Vetëvendosje përmes një njoftimi për media, ka theksuar se Kuvendi i Kosovës tash e sa kohë është bllokuar nga deputetët e koalicionit qeverisës që nuk e lejojnë vendimmarrjen dhe zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
 
“Bllokimi i seancës së sotme të Kuvendit nuk ishte rasti i parë, por një praktikë e përsëritur rëndomtë që prej fillimit të vitit 2018. Deputetët e koalicionit qeverisës bëjnë numra akrobatikë në Kuvend gjatë votimeve për të prishur kuorumin, sepse koalicioni qeveritar thjesht nuk i ka numrat e votave në Kuvend për ta mbajtur veten në pushtet”, thuhet në njoftimin e VV-së.
 
VV ka theksuar se ky koalicion ka rënë tashmë edhe moralisht edhe me numra në Kuvend dhe mbahet në pushtet me zor dhe padrejtësisht.
“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Çdo vonesë në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Demokracia është zgjidhja. Qeveria duhet ta japë dorëheqjen!”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i VV-së:
Qeveria ka rënë edhe moralisht edhe me numra – tash duhet të bjerë edhe formalisht
Kuvendi i Republikës së Kosovës, institucioni më i lartë dhe i rëndësishëm i Republikës tonë parlamentare, tash e sa kohë është bllokuar nga deputetët e koalicionit qeverisës që nuk e lejojnë vendimmarrjen dhe zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
Bllokimi i seancës së sotme të Kuvendit nuk ishte rasti i parë, por një praktikë e përsëritur rëndomtë që prej fillimit të vitit 2018. Debati për seancën e mbajtur sot në lidhje me interpelancën kundër rritjes së jashtëligjshme të pagave të qeverisë dhe për nevojën për rritjen e pagës minimale, është shtyrë tri herë. Sakaq, votimi për rezolutën e propozuar për këtë interpelancë është shtyrë dy herë. Siç ka ndodhur edhe herë të tjera, edhe për çështje të tjera, deputetët e koalicionit qeverisës marrin pjesë në fillim të seancave të Kuvendit por pastaj nuk votojnë dhe kështu pamundësojnë kuorumin në votim dhe bllokojnë punimet. Në fillim të seancës së sotme kishte kuorum, por më tej punimet u ndalën sepse votimi nuk përmbushi kuorumin edhe pse mori shumicën e votave të atyre deputetëve të opozitës që votuan. Deputetët e koalicionit qeverisës bëjnë numra akrobatikë në Kuvend gjatë votimeve për të prishur kuorumin, sepse koalicioni qeveritar thjesht nuk i ka numrat e votave në Kuvend për ta mbajtur veten në pushtet.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 12:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut, pasi fajtorë për këtë mund të jenë vetëm dy palët, Prishtina d

Postuar: 12/12/2018 - 09:09

Eurodeputeti gjerman, Markus Ferber, ka deklaruar se korrupsioni, mosbesueshmëria, moszbatueshm

Postuar: 12/12/2018 - 07:33

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë dje në një konferencë për media se kryediplomat

Postuar: 11/12/2018 - 19:52

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski tashmë në azil politik, është kapur duke shëtitur rru

Postuar: 11/12/2018 - 19:38

Lëvizja Vetëvendosje po mbështet protestave masive të studentëve në Tiranë, kundër pushtetit.

Postuar: 11/12/2018 - 16:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për mediat deklaroi se shefja për Po

Postuar: 11/12/2018 - 15:25

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u është përgjigjur sot deklaratave të fundit të zyrtarëve