Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Wess Mitchell në Kosovë: Rusia po luan rol destruktiv në Ballkan

Postuar: 13/03/2018 - 08:08

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-azinë, Wess Mitchell, tha dje në Prishtinë, se Rusia po luan një rol destruktiv në Ballkan me fushata desinformimi që godasin institucionet demokratike. Në ndalesën e parë të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, Mitchell shtoi se vendet e rajonit duhet t’i bëjnë të qartë rusëve se nuk janë të interesuar, me anë të integrimit në reformat euro-atlantike. “Ne kemi parë që Rusia e ka rritur rolin e saj destruktiv në Ballkan duke shpërndarë informata destruktive për të minuar institucionet demokratike. Ne u kemi thënë zyrtarëve rusë që nuk është në interesin e askujt dhe as popujve të Ballkanit që të ndodhë kjo”, tha Wess Mitchell. Zoti Mitchell tha se fakti që udhëtimi i tij i parë në rajon fillon me Kosovën dëshmon se Shtetet e Bashkuara kanë miqësi me Kosovën dhe do të vazhdojnë ta thellojnë atë. Sot Mitchell viziton Maqedoninë dhe nesër Beogradin. "Dua ta ritheksojë në këtë ndalesë të parë se Shtetet e Bashkuara janë për një Kosovë sovrane, shumë-etnike e demokratike, dhe për të mbështetur rrugën euroatlantike për Ballkanin Perëndimor", tha zoti Mitchell.

Kosova vendos për sigurinë e saj

Ai shtoi se Kosova ka bërë hapa me rëndësi përpara, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmbylljen e çështjes së kufirit me Malin e Zi dhe transformimin e Forcave të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese. “Askush tjetër nuk ka të drejtë vendosë në çështjet e sigurisë së Kosovës. Unë këtë do t’ua bëj të qartë edhe bashkëbiseduesve të tij në Beograd”, tha diplomati, duke shtuar se do të inkurajojë qeverinë serbe që të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të bëjë reformat e duhura për të përmbushur synimin për anëtarësimin në BE, dhe të mbështesë qëndrueshmërinë rajonale. Më tej ai mohoi raportimet e mediave serbe, duke thënë se SHBA nuk kanë asnjë plan të veçantë për procesin e normalizimit, por tha se i bënte thirrje të dyja palëve të punojnë së bashku në rrugën perëndimore. “E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit tim këtu, mund të ju them se nuk kam ardhur këtu të shpalos ndonjë plan të veçantë por të angazhohem me Kosovën dhe Serbinë që të jap përkrahjen për një të ardhme të përbashkët drejt anëtarësimit në BE”, tha ai. Gjatë qëndrimit të sotëm në Maqedoni, zoti Mitchell pritet të inkurajojë procesin e negociatave me Greqinë, në një kohë kur janë shtuar shpresat për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar rreth emrit dhe integrimin e pritshëm të Shkupit në strukturat euro-atlantike. Kësaj jave ai viziton gjithashtu Greqinë e Qipron.

Thaçi: S'ka ndarje për veriun e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi nga ana e tij në konferencën përbashkët me ndihmës-sekretarin Mitchell, vlerësoi mbështetjen dhe vëmendjen që administrata e Presidentit Donald Trump po i kushton Kosovës dhe u zotua për zbatimin e programit të reformave të rekomanduara. Presidenti kosovar tha gjithashtu se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë sipas asaj që parasheh Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, dhe kjo kurrsesi se nuk përfshin këmbimin e territoreve. Presidenti Thaçi ka treguar se pikat kryesore të bisedës me ndihmës-sekretarin kanë qenë bllokada e Demarkacionit dhe dialogu me Serbinë. “Askush nuk ka të drejtë të vonojë Demarkacionin qoftë prej partive shqiptare, apo edhe të komuniteteve”, është shprehur Presidenti, duke shtuar se tha se Kosova do ta vazhdojë dialogun me Serbinë me qëllimin final arritjen e një marrëveshje përfundimtare paqeje ndërmjet dy vendeve, ndërsa, hodhi poshtë spekulimet për “ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh”. “Dialogu me Serbinë do të vazhdojë, do të çonte në një frymë pajtimi. Kosova nuk do të lejojë ndarje, shkëmbim territori apo ndonjë lloj autonomie, por marrëveshja e paqes me Serbinë do të përmbyllet vetëm sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Presidenti Thaçi. Ndërsa, sa i përket çështjes së demarkacionit temë kjo që tash për tash mbizotëron politikën kosovare, Presidenti Thaçi tha se kjo çështje duhet të kalojë në parlament sa më shpejt./Andi LAMKO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2018 - 22:56

Qeveria e Shkupit ka marrë udhëzimet e NATO-s për të përmbushur në harkun kohor 18 mujor, siç u tha në Samitin e Aleancës të mbajtur më 11 dhe 12 korrik.

Postuar: 20/08/2018 - 13:31

16-vjeçari A.N. dyshohet se ka qëlluar me pushkë gjuetie për të vrarë kushëririn e tij 24 vjeç.

Postuar: 20/08/2018 - 11:52

Këto ditë televizionet e Serbisë kanë filluar që në edicionin e lajmeve të shfaqin më të zgjeruar

Postuar: 20/08/2018 - 10:07

Një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij në Gjakovë.

Postuar: 19/08/2018 - 23:06

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe për Rashkë dhe Prizren ka bërë një apel lidhur me Kosovën, duke m

Postuar: 19/08/2018 - 18:54

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili është dënuar me 10 vjet burg nga Tribu

Postuar: 19/08/2018 - 17:59

Historiani dhe gjeopolitikani francez Alexis Troude mendon se raundi i ardhshëm i dialogut ndër