Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Xhaferi mban qëndrimin e prerë dhe paralajmëron takimin e rëndësishëm

Postuar: 22/05/2019 - 13:53

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, më 24 maj do paraprijë delegacionin shtetëror për shënimin e manifestimit tradicional “Maqedonia për nder të Sh. Kirilit” në Selinë e Shenjtë në Romë.

Kryetari Xhaferi do të jetë i shoqëruar nga koordinatorët Jovan Mitreski, Nikola Miceski, Ejup Alimi, deputetja Irena Stefoska, deputeti Krsto Mukoski, Cvetanka Ivanova, Koço Angjushev, Viktor Dimovski, Vladimir Lazovski, si edhe Darijan Sotirovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni shtetëror do të marrë pjesë në audiencë te Ati i Shenjtë i Kishës Katolike Romake në Vatikan, me këtë rast kryetari Xhaferi do të realizojë takim me Papa Françeskun dhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.

Paraprakisht, do të mbahet lutje në Bazilikën Shën Klemente në Romë, ku Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të vë kurorë me lule mbi varrin e Shën Kirilit. Një pjesë e nderimit të sivjetmë të iluministëve pansllav vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi në Romë, Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do e realizojë bashkë me Delegacionin e Republikës Popullore të Bullgarisë.

Delegacioni i paraprirë nga Kryetari Xhaferi do të marrë pjesë edhe në lutjen e Republikës Popullore të Bullgarisë në Bazilikën Shën Klemente, e mandej të dy delegacionet do të jenë të pranishme në vënien e luleve para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për nder të Sh. Kirilit në Bazilikën Santa Marija Maxhore.

Në orët e mbrëmjes, delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Bullgarisë do të organizojnë program të përbashkët kulturor, në të cilin do të kenë paraqitje të vetë artisët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Vesna Ginovska Ilkova dhe Dino Imeri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 15:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shpresën se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Aleancë do të përfundojë deri në dhjetor të këtij vit, dhe se në

Postuar: 25/06/2019 - 15:27

Me 153 vota “pro” deputetët e Kuvendit të Hungarisë njëzëri ratifikuan protokollin

Postuar: 24/06/2019 - 15:13

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presi

Postuar: 24/06/2019 - 15:05

Në mes tre skenarëve që instituti RIDEA ka bërë në hulumtim, konkretisht ndërmjet Status QUO-s,

Postuar: 24/06/2019 - 15:01

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka komentuar zhvillimet e fundit në mes Iranit dhe S

Postuar: 24/06/2019 - 14:58

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë në Beograd sot se nuk është realiste që vetëm Sh

Postuar: 24/06/2019 - 14:55

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “nga ‘fshesa’ e q