BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Rajoni

Zaev shpall fitoren e zgjedhjeve, qeveria në dorë të partive shqiptare, sigurojnë rreth 32 deputetë në Parlament

Zaev shpall fitoren e zgjedhjeve, qeveria në dorë të partive

Ndërkohë që e mërkura ishte dita e fundit e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ditën e djeshme kanë dalë rezultatet e para. Lidhja Social Demokrate ka shpallur fitoren ndonëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk kishte përfunduar me përpunimin e rezultateve nga të gjitha qendrat e votimit. Në një konferencë shtypi Zaev tha se partia e tij korri sukses. “Koalicioni “Mundemi” është fitues i zgjedhjeve dhe vullneti i popullit u konfirmua për një të ardhme të sigurt, patriotizëm ekonomik, shtet të së drejtës. Rruga përpara u konfirmua. Rrezikut i thamë JO”, u shpreh Zaev. Ai i quajti zgjedhjet shembullore, të qeta, me dinjitet të lira, demokratike e të sigurta. “Qytetarët i njohën vlerat e vërteta; na dhanë besimin. Koncepti i integrimit e mundi konceptin e izolimit”, tha Zaev. Ndërkohë që KSHZ nxori të dhënat e përpunuara për 94% të vendvotimeve, por nuk bëri me dije se sa mandate i korrespondonin secilit subjekt. Megjithatë KSHZ bëri me dije se LSDM-ja ka marrë 36.13% të votave. VMRO 34.65%. BDI 11.57%, ndërsa koalicioni aleanca për Shqiptarët me Alternativën 8.79%. E majta 3.96 %, PDSH - 1.48% dhe partia e re Integra 1.3% të votave në shkallë vendi. Por këto të dhëna nuk ndihmojnë për t'u përkthyer si mandate në parlament për shkak se vendi ndahet në gjashtë zona zgjedhore dhe secila dërgon njëzet deputetë në parlament. Më tej ka reaguar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmjet një njoftimi në Facebook falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe për zhvillimin e procesit zgjedhor. “Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkërisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime”, shkruan Ahmeti duke shtuar se bashkë, shqiptarët janë më të fortë.

Deklaratat e europianëve dhe siguria shëndetësore

Duke qenë se ishin zgjedhje me specifika të veçanta të organizimit në kohë pandemie, ministri i Shëndetësisë bëri me dije se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm. I dërguari i posaçëm i OKB-së për Ballkanin, Karl Bildt, në profilin e tij në Tëitter shkruan se parashikon se do të pasojë një periudhë me negociata të gjata për formimin e një koalicioni qeverisës, i cili, sipas tij, duhet të jetë një version i tanishëm. “Unë mendoj se negociatat e gjata për një koalicion do të pasojnë, por me siguri do të shohim një version të qeverisë aktuale në vitet e ardhshme, si rezultat i zgjedhjeve të djeshme”, shkruan Bildt.

Qëndrimi i OSBE/ODIHR

Qëndrimi i misionit të OSBE/ODIHR është se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi u zhvilluan mirë edhe krahas pandemisë, por siguriteti ligjor lë hapësirë për shqetësim. Në raportin përfundimtar theksohet se zgjedhjet në përgjithësi janë zbatuar mirë dhe kandidatët mundet lirisht të udhëheqin fushatë zgjedhore, por siguria juridike ishte minuar për shkak të ndryshimeve të rëndësishme të kornizës ligjore dhe dhe dekreteve vijuese qeveritare me fuqi ligjore. Në pyetjen e gazetarëve ajo sqaroi se kornizë e pranueshme kohore për këto ndryshime në legjislacionin zgjedhor do të ishte të paktën një vit para mbajtjes së zgjedhjeve. Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski doli në një konferencë për mediat dhe i cilësoi zgjedhjet si konfirmim për kapacitetin evropian të RMV. “Maqedonia e Veriut vazhdon në rrugën e drejtë në ardhmërinë e sigurt dhe evropiane”, tha Spasovski. Zgjedhjet, sipas Spasovskit, ishin të pastra kristale, ndërsa vullneti i qytetarëve duhet sa më shpejtë të shndërrohen në institucione legjitime, Qeveri dhe Kuvend të ri, veçanërisht sepse duhet, siç theksoi ai, të merren vendime serioze dhe të qëndrueshme për shkak situatës së pandemisë, por edhe për shkak të integrimet evropiane.