Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zagreb, Vuçiç qetëson kroatët: Nuk jam çetnik, nuk kam ndonjë të tillë në familje

Zagreb, Vuçiç qetëson kroatët: Nuk jam çetnik, nuk kam ndonjë të tillë në familje

Postuar: 12/02/2018 - 20:06

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi sot në Zagreb se “nuk e tronditin protestat” kundër vizitës së tij në Kroaci, por megjithatë komentoi disa nga parullat që i mbanin demonstruesit.
 
Pas takimit me homologen kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, me ftesë të së cilës qëndroi sot në Zagreb, Vuçiç deklaroi se nuk ka probleme me atë që dikush fiton zhurmë duke e fyer, por theksoi se kurrsesi s’është çetnik.
 
“Pashë njerëz me parulla. Shkruanin ‘Kali, mos gënje’, pastaj diçka rreth kërkim-faljes, ‘çetnik-fillestar’, ‘barraba, kthehu në Serbi’, por nuk u trondita shumë. Presidentja Grabar Kitaroviç më përgatiti një pritje të mirë. Më thanë se ka pasur disa qindra njerëz dhe kjo është normale në demokraci”, ka thënë Vuçiç.
 
Megjithatë ai ka kundërshtuar ata që e kanë quajtur çetnik, duke refuzuar lidhen me grupet famëkeqe ushtarke serbe tw terrorit ndaj kroatwve.
“Nuk jam kurrfarë çetniku, askush në familjen time s’ka qenë çetnik. Në luftën e fundit familja Vuçiç ka vuajtur, ka vuajtur edhe në luftën e parafundit, dhe nuk e di se familja ka marrë pjesë në çfarëdo krimesh”, ka thënë presidenti serb.
Pyetjes së gazetarit në konferencën për media të dy presidentëve në Zagreb lidhur me demonstratat kundër vizitës së Vuçiqç iu përgjigj edhe presidentja kroate Grabar Kitaroviç, e cila tha se “është demokratike të protestohet, por nuk mund të përkrahë fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes”, transmeton Expressi.
“Kam një mesazh edhe për publikun serb: s’guxojmë të lejojmë që njerëzit nga skajet e spektrit politik ose të spektrit të ideve, të na e diktojnë politikën, këtë e bëjmë ne drejtuesit e shtetit dhe shumica e qytetarëve, të cilët e përkrahin vizitën e presidentit Vuçiç, sepse e dimë se duhet të bisedojmë për përmirësimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar presidentja kroate.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Hiqen shkronjat e “Aleksandar Veliki” nga aeroporti i Shkupit

Postuar: 24/02/2018 - 15:34

Negociatat rreth çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë kanë dhënë edhe rezultatet e para.  Pas largimit të tabelave në autostradë, ka filluar edhe largimi i shkronjave nga ndërtesa e terminalit të aeroportit të deritanishëm “Aleksandri i Madh”.
 
Kotsias: Propozim-marrëveshja së pari do të arrijë në Shkup

Postuar: 24/02/2018 - 15:32

Draft marrëveshja është përgatitur dhe nga ana e MPJ greke fillimisht do t’i dorëzohet Maqedonisë, dhe më pas shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias do të udhëtoj në Sh
Ultimatumi ndërkombëtar për Demarkacionin

Postuar: 24/02/2018 - 15:28

Pas dy dështimeve të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në mungesë të konsensusit të brendshëm politik bashkësia
PDK përshëndet konsensusin në mes partive për Demarkacionin

Postuar: 24/02/2018 - 15:27

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur arritjen e konsensusit nacional mes partive politike për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit t
Demarkacioni, LDK mirëpret gatishmërinë e Haradinajt për kompromis, fton VV të votojë

Postuar: 24/02/2018 - 15:26

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka mirëpritur, gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj dhe koalicionit qeverisës që të pranojnë pro
Kroacia përballet me mot të keq

Postuar: 23/02/2018 - 15:43

Reshjet e mëdha të borës dhe erërat e fuqishme, kanë bërë që shkollat në disa zona të Kroacisë të mbyllen, ndërkaq, qarkullimi i automjeteve në disa akse rruge të kufizohet.
Giannakopoulos: Nuk ka trysni mbi Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë

Postuar: 23/02/2018 - 15:37

Nuk ekziston asnjë trysni ndaj anës greke për çështjen e emrit, deklaron zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Giannakopoulos, në një intervisë për televizionin shtetëror grek