BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Rajoni

Zbardhen detaje nga vjedhja e 2 milionë eurove në Thesarin e Kosovës, dyshohet për krim kibernetik

Zbardhen detaje nga vjedhja e 2 milionë eurove në Thesarin e

Gjatë muajit tetor Kosova është përfshirë në vjedhje të bujshme që kanë ndikuar thellë opinionin publik dhe politikën. Të mërkurën e 21 tetorit në Thesarin e Shtetit u vodhën 2 milionë euro. Të ndara në 4 transaksione paratë janë marrë nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami është shprehur se transferimi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik. Komentet, Bajrami i bëri gjatë një raportimi para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike. “Pas tre minutave që jam informuar, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Polici. Ky është krim ekonomik i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer paswordet”, tha ajo. Sipas saj transaksioni prej mbi 2 milionë eurosh, është transaksion bankar dhe ka gjurmë për gjithçka. Për këtë transaksion ka shtuar Bajrami, nuk është kërkuar as nënshkrimi i saj dhe as nënshkrimi i drejtorit të Thesarit të Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas hetimeve të zhvilluara, ka arrestuar një të dyshuar ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati. I arrestuari është Labinot Gruda, punëtor i Thesarit të Kosovës, i cili dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar).

Seanca ndaj te dyshuarit

Ditën e djeshme është marrë vendimi për masën e arrestit ndaj të dyshuarit Labinot Gruda.

Zyrtarisht Grudës i është konfirmuar kërkimi i bllokimit të llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. “Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar prej datës 21 tetor 2020 gjerë me datë 20 nëntor 2020”, thuhet në njoftim. Kryeministri Hoti ka thënë se mashtruesit dhe keqpërdoruesit nuk kanë vend në institucione. “Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik dhe në institucione nuk kanë me pasur vend, kanë me dalë në sipërfaqe së shpejti sikurse minjtë kur t’iu hyn uji përfundi”, tha Hoti. Edhe Nisma Socialdemokrate, ka reaguar dhe përveçse është distancuar nga ky veprim, por është shprehur se është e pa kompromis ne? luftën kundër krimit ndaj kujtdo qofte? qe? zgjedh te? përfshihet ne? veprime te? tilla kriminale, pa dallime, qofte? votues apo anëtar. Media ka raportuar se i përfshirë është edhe babai i këshilltares së zëvendës kryeministres Albulena Balaj-Halimaj.

Vjedhja e kasafortës së AUV

Rasti i dytë i vjedhjes është raportuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës. “Me datë 22.10.2020 në ora 08:05, në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, ka thënë ai. Bëhet fjalë për një vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veteranisë, saktësisht bëhet fjalë për vjedhjen e një arke me peshë afro 300 kilogramë. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet lidhur me rastin”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj. Drejtori ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës, Naser Krasniqi, në një konferencë për media, ka konfirmuar se të enjten nga ora 12 deri në ora 4 të mëngjesit, në këtë institucion kanë hyrë persona të panjohur dhe kanë vjedhur një kasafortë, por nuk ka dhënë ndonjë informacion se çfarë ka pasur brenda kësaj kasaforte.