BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Rajoni

Zbardhen detaje nga vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, përjashtohet lidhja me politikën, Muhaxheri: Kishin konflikt familjar

Zbardhen detaje nga vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në

Mbrëmjen e së mërkurës, Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë e cila përfshiu vrasjen e dy zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe plagosjen e një personi të tretë. Ditën e djeshme janë qartësuar edhe dinamikat e ngjarjes duke qartësuar gjithçka që ndodhi mes viktimave. Dy personat të cilët kanë humbur jetën, janë identifikuar si kandidati për kryetar i Komunës së Pejës Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit. Dy viktimat janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe më pas kanë gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka ngelur i plagosur edhe vëllai i Astrit Ademaj, Avni Ademaj i cili është jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 pranë shkollës së Mesme “Ali Hadri”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë me dije se pas patrullimi në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy revole dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë aktit. Ngjarja është klasifikuar si një ngjarje e ndodhur për arsye jo politike, ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka treguar se familja Ademaj kishte probleme të mëparshme me familjen Kadrijaj dhe sipas informatave jozyrtare, të dy viktimat janë takuar mbrëmjen e së mërkurës me qëllim zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve. Në lidhje me ngjarjet është deklaruar edhe mjeku roje në spitalin e Pejës, i cili ka qene në detyrë në momentin e mbërritjes së viktimave. Sadri Berisha tha se viktimat kanë mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa personi i plagosur, ka qenë i lënduar në dorën e majtë. “Rreth orës 20:30 pa shenja jete janë sjell në spital, dhe një i tretë i plagosur që i ka sjellë në spital. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka proceduar tutje dhe është intervistuar nga prokurori. Për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sadri Berisha.

Hetimet e policisë

Sa i përket hetimeve, zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës, Shkodran Nikçi në një konferencë për media, tha se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Nikçi tha se ndërsa hetimet vijojnë nuk mund të bëjë publike detaje, aq më tepër që ky është një rast i ndjeshëm dhe mund të ndikojë në dëmtimin e procesit të hetimit. “Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet. Hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista dhe pasi hetimet të përfundojnë do të dalim me njoftim zyrtar. Derisa të vazhdojnë hetimet duhet të jemi të rezervuar pasi është rast i ndjeshëm dhe mund të dëmtohen hetimet”, tha ai. Nikçi ka shtuar se personi i cili është përfshirë në vrasje, do të dalë të premten para gjykatësit. “Njëri nga të plagosurit është ndaluar, kurse prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë, nesër do të del para gjykatësit”, tha ai referuar Avni Ademajt. Nikçi tha se personi i cili po mbahet në paraburgim është i dyshuar për vrasje, teksa shtoi se kanë intervistuar edhe persona tjerë lidhur me rastin.

Reagimet

PDK ka shprehur ngushëllimin për familjarët e viktimave dhe ka shprehur tronditjen nga lajmi tragjik. “Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në reagim. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. “U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, tha Kurti. Ndërsa Presidentja Osmani ka ftuar organet e rendit të zbardhin ngjarjen. “Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në mesazhin e saj.