BREAKING NEWS

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli nuk bën efekt”, shqiptari i infektuar në Itali zbulon 'sekretin' për të mposhtur COVID-in, ka dhe një apel për qytetarët  

“Unë kam arritur deri në 39.9 temperaturë, paracetomoli
x

Rajoni

Zbardhen detajet e rënda/ Tragjedi e shumëfishtë në familjen shqiptare, efektivja vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten (Video)

Zbardhen detajet e rënda/ Tragjedi e shumëfishtë në

Një efektive policie me inicialet V.B., e cila ishte pjesë e Stacionit Policor në Gjilan ka ekzekutuar me armë zjarri të gjithë familjen e saj, dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas ka vrarë veten. Masakra ka ndodhur në lagjen e njohur si “Bujanina”, në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes, kanë mbërirtur forca të shumta policie, prokurori dhe ekipe mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e pesë personave. Trupat e pesë të ndjerëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e forta që mund ta kenë çuar efektiven të ekzekutojë të gjithë familjen dhe më pas të kryejë vetëvrasje.

Njoftimi i policisë

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.