Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Rajoni

Zbardhen prapaskenat e rënda/ Intervista e plotë, “bombë” e Vuçiç: Marrëveshjen e bëmë me SHBA, jo me Kosovën. Nuk ka njohje reciproke. Hoti insistoi 10 herë, ishte i gatshëm për gjithçka

Zbardhen prapaskenat e rënda/ Intervista e plotë,

Në një intervistë të plotë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ai thotë se marrëveshja e djeshme është lidhur me SHBA-në dhe jo me Kosovën: Pra, nuk është marrëveshje trilaterale, ky është dallim i rëndësishëm. Pra, marrëveshje bilaterale ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA, pra palën e tretë nuk e kemi pranuar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Kjo për neve ka qenë shumë me rëndësi.

Vuçiç thotë se palët kanë nënshkruar pika të ndryshme në marrëveshje: Pra, 16 pika kemi ne në marrëveshje, 16 kanë shqiptarët, por që nuk i kemi të gjitha pikat të njëjta. Do vijmë edhe tek kjo çështje. E rëndësishme në këtë marrëveshje është, dhe do t’ju tregoj se përse kemi pasur diskutime, se shqiptarët nuk kanë qenë të njëzëri aty ku edhe ne nuk kemi qenë. Megjithatë, është arritur kompromis, një marrëveshje e mirëfilltë. Marrëveshje e mirë për Serbinë, nëse guxoj ta plasoj në këtë mënyrë. Dhe do të mund ta shihni më tutje, vetëm për Serbinë është paraparë hapja e Zyrës së Fondit për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd. Nuk ka një të tillë për Prishtinën, e as për ndonjë vend tjetër në rajon. Krenohem me këtë.

Ndërkohë ai thotë se nuk ka njohje të Kosovës ndërsa tregon për insistimin e Hotit për këtë: Së pari mund të them se shqiptarët kanë kundërshtuar tri gjëra. E para, ata ishin gati të nënshkruajnë gjithçka, me kusht që të kthehet në tavolinë pika 10 e marrëveshjes, Hoti ka insistuar nja dhjetë herë në këtë. Kur arritëm ta heqim pikën 10, Hoti ka thënë se edhe nëse kam pasur vëretje për Ujmanin e për mini Shëngenin, jam gati të pranoj gjithçka vetëm të kthehet pika 10. Ajo pikë 10 më nuk ekziston. Nuk ka njohje reciproke. Njerëzit në Serbi mund të marrin frymë lirishëm.

Intervista e plotë

Më lejoni që së pari të them se unë dhe i gjithë delegacioni jemi të kënaqur me atë çfarë kemi arritur sot. Nëse më lejoni, unë do ta analizoj marrëveshjen në tërësi njëherë, e pastaj edhe pikë për pikë. Ta them atë se çfarë nuk ka hyrë në marrëveshje dhe t’u tregojnë njerëzve se për çfarë luftuam ne atje.

Si fillim, ne sot kemi bërë marrëveshje bilaterale me SHBA. Pra, nuk është marrëveshje trilaterale, ky është dallim i rëndësishëm. Pra, marrëveshje bilaterale ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA, pra palën e tretë nuk e kemi pranuar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Kjo për neve ka qenë shumë me rëndësi. Do ta shihni se ky fakt bëhet edhe më i rëndësishëm kur do të arrijmë tek një pikë e vështirë për ne, e që nuk ka të bëjë tërësisht me Kosovën. Kur të kemi arritur tek kjo pikë pra do ta kuptoni pse është aq i rëndësishëm fakti që kemi bërë marrëveshje bilaterale. Nënshkrimi i një marrëveshje të tillë me SHBA për ne ka një rëndësi të veçantë, për këtë e falënderoj Presidentin e SHBA, Donald Trump, e posaçërisht e falënderoj për takimin e gjatë bilateral me delegacionin e Serbisë. Kam kaluar më shumë se 15 minuta në kabinetin oval vetëm për vetëm me presidentin Trump dhe bashkëpunëtorët e tij. Pra, kemi biseduar për tema të shumta, prej marrëdhënieve Serbi-Amerikë, deri tek të gjitha fushatat zgjedhore nëpër të cilat po kalojmë. Presidenti Trump ka shprehur dëshirën që ta vizitojë Serbinë, prandaj siç e keni parë, edhe në pjesën zyrtare kam përsëritur ftesën për një vizitë të tillë, që do të ishte vizita e parë e një presidenti amerikan pas vizitës së presidentit Carter me rastin e varrimit të Brozit (Titos).

Ajo që është tepër e rëndësishme për ne është se, nëpërmjet kësaj marrëveshje bilaterale po rregullojmë raportet tona nëse jo me fuqinë më të madhe në botë, me njëren nga dy fuqitë më të mëdha në botë gjithsesi. Se po merremi me ekonominë para së gjithash dhe me disa çështje politike, të cilat nuk janë të dhimbshme për vendin tonë. Natyrisht, në momentin kur kemi arritur ajo që po na priste, të jem plotësisht i sinqertë, meqë po dëgjoj tregime të ndryshme, për fat z. Grenell kishte njoftuar se kishte përgatitur një befasi për delegacionin serb, duke mos dashur të tregonte se bëhej fjalë për njohje reciproke, e që ishte përmbajtja e pikës 10. Dhe për të paditurit që thoshin se janë tre pika, edhe më tej kemi 16 pika. Pra, 16 pika kemi ne në marrëveshje, 16 kanë shqiptarët, por që nuk i kemi të gjitha pikat të njëjta. Do vijmë edhe tek kjo çështje. E rëndësishme në këtë marrëveshje është, dhe do t’ju tregoj se përse kemi pasur diskutime, se shqiptarët nuk kanë qenë të njëzëri aty ku edhe ne nuk kemi qenë. Megjithatë, është arritur kompromis, një marrëveshje e mirëfilltë. Marrëveshje e mirë për Serbinë, nëse guxoj ta plasoj në këtë mënyrë. Dhe do të mund ta shihni më tutje, vetëm për Serbinë është paraparë hapja e Zyrës së Fondit për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd. Nuk ka një të tillë për Prishtinën, e as për ndonjë vend tjetër në rajon. Krenohem me këtë. Kjo do të nënkuptojë një sinjal të fuqishëm për të gjitha agjencitë kreditore, për të gjithë investitorët, si ata amerikanë, ashtu edhe për ata perëndimorë. Do të jetë një shenjë se sa ka vullnet Amerika jo vetëm të merret me tregun serb, por edhe të punojë për përparimin e mjedisit ekonomik. Ky është një lajm i mrekullueshëm. Amerikanët do të punojnë së bashku me ne në projekte të rëndësishme, si ndërtimi i rrugës deri në Prishtinë, që është shumë vitale pë serbët që jetojnë në Graçanicë, autostrada e Nishit, të cilën do ta punojmë së bashku me Bashkimin Europian. Më pas shqiptarët do të duhet ta punojnë pjesën e tyre, kësisoj serbëve nga Kosova Qëndrore dhe Anamorava do t’u lehtësohet dukshëm ardhja në Serbinë Qëndrore dhe Beograd. Jemi dakorduar për ndërtimin e hekurudhës, se si ta lidhim atë pjesë, pra Prishtinën me Serbinë Qëndrore përsëri përmes Merdares. Përse përmes Merdares? Sepse disa kanë dashur që të marrin kontrollin e stacioneve hekurudhore serbe, të ndërtohet hekurudha nëpërmjet veriut të Kosovës dhe që Republika e Serbisë të mos ketë kurrfarë kontrolli mbi atë hekurudhë. Këtë kurth të vogël kemi arritur ta shmangim. Në këto dy pika flitet se si koorporata të ndryshme financiare amerikane dhe Banka Eksportuese Amerikane do të përkrahin projekte të ndryshme, mënyrat e financimit etj, se si do të rrisim përfitimet dhe sigurinë në pikëkalimin në Merdare. Ne i referohemi Merdares si pikëkalim administrativ dhe duhet të jem i drejtë këtu edhe amerikanët i janë referuar si “crossing poimt facility”, pra nuk ju kanë referuar si “border point” (pikë kufitare), gjë është shumë e rëndësishme për ne.

Më pas jemi dakorduar edhe për atë që njëra nga pikat kyçe për ne. Pika tjetër të cilën e kundërshtonin ata ishte mini Shengeni. Në fakt, argumentet i kishin shumë të çuditshme, e përzienin me Shënzhenin, nuk arritëm ta kuptojmë drejt këtë në fakt as ne as amerikanët. Sinqerisht. Ministri Selimi i tha diçka Grenellit, por ne nuk kuptuam asnjë gjë. E dorën në zemër moskuptim pamë edhe në sytë e amerikanëve. As O’Brien s’ka kuptuar asgjë. Por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që ata janë obliguar në marrëveshjen e tyre me amerikanët që t’i qasen mini Shengenit. Pse është kjo e rëndësishme për ne? Nuk ka rëndësi se e kujt është ideja, e ka qenë e jona, me këtë do ta kemi tregun e përbashkët. Nuk do të ketë më befasi me taksa e tarifa e kështu me radhë. Me këtë do të sigurojmë qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitalit, shërbimeve. Kjo është me rëndësi së pari për serbët e Kosovës dhe Metohisë, e më pastaj për të gjithë qytetarët tanë, për gjithë Serbinë. Ekonomia jonë ka humbur gjysmë miliardi euro vetëm për një vit për shkak të taksës. Diçka të tillë më nuk do të ketë. Ne kemi ekonominë më të fuqishme, prandaj miniShengeni është i rëndësishëm për ne, paçka se nga kjo përfitojnë edhe të tjerët. Por ne ndiehemi mirë edhe për të tjerët. Por, Serbia përfton shumë nga kjo dhe jam i lumtur që kemi arritur ta shtyjmë përpara këtë. Tash shqiptarët e kanë obligim ta pranojnë një gjë të tillë. Pas kësaj mbeten vetëm Bosnia dhe Hercegovina dhe Mali i Zi që t’i qasen mini Shengenit, në mënyrë që të zvogëlojmë shpenzimet operative për 3, 4 e më vonë edhe 6,7 përqind, duke i dhënë imput dhe impuls shtesë zhvillimit tonë ekonomik. Pika tjeter është pranimi i ndërsjellë i diplomave dhe certifikatave profesionale. Në këtë pikë ata rezistuan, duke refuzuar të pranonin diplomat e qytetarëve të Mitrovicës, por më pas lëshuan pe. Më pas këtu thuhet se ne do të diversifikojmë burimet e furnizimit me energji elektrike. Ky në fakt ishte vazhdimi për të cilin jemi përpjekur dhe ja kemi dalë suksesshëm që të hiqet nga marrëveshja, ngase është dashur që të deklarohemi se prej kujt do të blejmë dhe çfarë do të blejmë. Ne kemi refuzuar një gjë të tillë. Tutje, çështja thelbësore për të cilën ata janë grindur ndërmjet vete është Gazivoda, apo Ujmani siç thonë ata. Këtu shkruan se te dyja palët dakordohen të punojnë së bashku më Departamentin amerikan t? energjetikës dhe organe tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, i cili do të duhej të punonte në ndarjen e resurseve enrgjetike të liqenit të Ujmanit. Pra, që ta kuptojnë njerëzit përse ata ishin kundër e ne për, është sepse ne nuk marrim asnjë kilovat rrymë nga Ujmani në këtë moment e kësisoj, sido që të ndahet e në çfarëdo mënyrë që të ndahet vetëm ne do të përfitojmë. Prandaj ata janë grindur ashpër ndërmjet tyre, por mendoj se ndarja e resurseve është opsion i drejtë për të dyja palët, për këtë kemi këmbëngulur edhe në Bruksel dhe do t? vazhdoj këmbënguljen edhe në bisedimet që do të mbahen atje dhe ta shohim si do shkojë. Por është me rëndësi që amerikanët ta bëjnë studimin e fizibilitetit dhe që ne të mund të marrim pjesën që na takon, pra fjala është edahe për rrymën, edhe për ujin. Ujmani tek ne është më i thellë, pra kemi më shumë ujë, mirëpo ky ujë kryesisht shkon për Metohinë, Bardhin dhe Prishtinën. Pra shumë pak ujë shkon për territoret me serbë, ndërsa rrymë nuk kemi aspak. Si përfundim, kjo pikë për ne është fenomenale, ndërsa tek Prishtina siç kemi parë ka nxitur grindje. Tjetra që është me rëndësi për ne, është obligimi që kemi marrë për implementimin e rrjetit 5G, mendoj se kur të vijmë deri aty nuk do të kemi probleme. Më tej, bëhet fjalë për atë se si të përfitojmë lirimin nga vizat për hyrje në SHBA, e kjo i bie që të bëjmë të gjitha kontrollet e sigurisë nëpër aeroportet tona, pra ta bëjmë një gjë të tillë bashkë me Prishtinën, që kësisoj ashtu si Polonia të mund të llogarisin heqje t? vizave në periudhat e ardhëshme.

Poashtu, është me rëndësi që të dyja palët janë obliguar që të promovojnë mbrojtjen dhe kultivimin e lirë të religjinove të ndryshme, komunikimebe ndërfetare, e posaçërisht mbrojtjen e objekteve fetare, si dhe implementimin e vendimeve gjyqsore në lidhje me pronat e Kishës Ortodokse serbe. Këtu kemi edhe në vazhdimin Holokaustin, gjë për të cilën jemi në rregull. Me këtë kem përfituar që amerikanët të na garantojnë në lidhje me përfshirjen e vendimeve gjyqsore si për pronën e Patriarkanës së Pejës dhe manastirit të Deçanit, gi? për të cilën amerikanët na garantojnë se këto do të jenë prona të sigurta për priftërinjtë serbë e besimtarët serbë. Tutje, sa i përket personave të zhdukur dhe të zhvendosur kemi normën e zakonshme. Poashtu, që do të vazhdojmë dekriminalizimin e homoseksualitetit, kjo është shumë me rëndësi për ta.

Sa i përket Hesbollahut, jemi dakorduar që ta dënojmë atë, pra e kemi nënshkruar këtë te dyja palët. Kjo ka qenë dëshirë e amerikanëve, natyrisht nuk na ka shkuar në mend të mos e bëjmë këtë, meqë për koncentrimi ynë ka qenë që të nxjerrim më të mirën për neve nga kjo marrëveshje. Më pas jemi dakorduar për moratoriumin, për të cilin Prishtina ka qenë kundër. Ata kanë thënë se për shkak të kësaj pike do të përballen me krizë qeveritare, pasiqë për një vit me radhë ata nuk do të mund të lobojnë për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Pra, këtë nuk do ta bëjnë, kështu na garantuan Trump dhe Grenel. Ndërsa ne u zotuam ta ndalim fushatën e çnjohjeje poashtu për një vit. Unë ua diktova të gjitha pikat, por ekziston edhe një e fundit, për të cilën ka pasur luftë të madhe. Dmth, lufta më e madhe është bërë rreth pikës 10 që fliste për njohje reciproke, por edhe për pikën që do t’iu flas tash. Pra, nikoqirët tanë kishin pasë menduar se ne duhej ta thërrisnim Izraelin dhe t’i themi që ta pranojë Kosovën si shtet. Ndërsa, ne kemi bërë si në vijim. Ne kemi thënë se nuk e bëjmë një gjë të tillë, sepse kësisoj do ta rrënomi gjithë politikën tonë. Ata na thanë le të jetë kjo “sui generis”, e ne ju thamë se nuk mund të jetë ashtu. Kemi propozuar dy marrëveshje, kemi thënë le të merren vesh Kosova me Izraelin, ndërsa ne nuk do ta përkrahim një gjë të tillë. Por në marrëveshjen që ne kemi bërë i kemi thënë Izraelit se nëse ju do ta respektoni Serbinë, për një vit do ta zhvendosim ambasaden tonë tek ju. Pra ne nuk mund të ndikojmë tek Izraeli, por nuk marrim pjesë në marrëveshjet e tyre me shqiptarët. Kështu lindi edhe ideja e dy marrëveshjeve. Pra gazetarë dhe qytetarë të dashur kjo ësht? marrëveshja. Unë po ua lë këtu origjinalin ndërsa lapsin do ta marr sepse e kam kujtim nga Trump. Poashtu, ai ma dhuroi dhe një letër me një porosi, si dhe çelsat e Shtëpisë së Bardhë, dhe më tha se mund të hyj kur të dua aty.

Kemi pasur një bisedë të rëndësishme bilaterale. Mendoj se kjo i bënë nder Serbisë dhe mua personalisht dhe mendoj se po sjellim gjëra të mira për vendin tonë.

Gazetari: Deshta t’ju pyes, gjysme ore para se të bëhej nënshkrimi i marrëveshjes kishte konfuzitet të madh se a do të paraqitej delegacioni i Prishtinës. Ata janë vonuar 20 min, jam i informuar se ka pasur probleme të mëdha.

Vuçiq: Dje kemi parë për shembull se gruaja nga partia e Limajt as mirëdita nuk i thoshte askujt, dmth as neve as amerikanëve. Botë e çuditshme! Selimi ishte shumë i zemëruar në lidhje me Ujmanin dhe mini Shengenin. Me siguri një gjë të tillë ja ka bartur edhe Haradinajt, e me gjasë i ka treguar edhe për vendosmërinë time për ta hequr pikën 10 nga marrëveshja. Pra kemi qenë 20 veta kur ka ndodhur kjo, kemi parë edhe si Grenelli mbrapa ka ndryshuar deklarimin e tij.

Gazetari: Është moment historik president edhe për arsye se jeni takuar me Trump. A mund të na thoni pak më shumë për këtë? Si ishte reagimi i tij, çfarë biseduat?

Vuçiq: Ishte takim shumë i përzemërt. Mua më ulën në një karrike përballë tij. Normalisht jam munduar t’i zgjedh fjalët, të përgatitem paraprakisht, por gati kurrë nuk dalin gjërat siç i mendon. Përveç tjerash kam folur edhe për rëndësinë e marrëveshjes së sotme. Po ju premtoj se kjo është marrëveshja më e mirë që kemi bërë, që nuk kemi për çfarë të turpërohemi e frikësohemi, se ne do ta kemi si referencë përherë këtë marrëveshje dhe gjërat që kemi arritur t’i përftojmë e mbamë mend të gjithë që kësaj marrëveshje do t’i referohemi edhe atëherë kur disa të tjerë nuk do të duan t’na japin atë që kemi marrë sot.

Gazetari: Kryetar, sa është e rëndësishme që kjo që është nënshkruar sot të mos mbetet vetëm në letër?

Vuçiq: Këto janë gjërat që jemi dakorduar bilateralisht me amerikanët. Ata qê e njohin sadopak admimstratën shtetërore amerikane e dinë aty lojëra nuk ka. E, nëse dikush mendon se mund të luajë me Amerikën, le ta provojë! Prandaj shqiptarët janë çmendur kur kanë kuptuar se kam arritur ta heq pikën 10. Pra, jemi dakordruar që ata të flasin të parët, qëndrimi i tyre ka qenë kundër Ujmanit dhe mini Shengenit, pastaj unë jam deklaruar se bisedimet ndërpriten nëse nuk hiqet pika 10. Është kërkuar pauzë. Pastaj pika është hequr. Më pas, shqiptarët kanë thënë se i tërheqin të gjitha vërejtjet për Ujmanin dhe mini Shengenin, vetëm të kthehet pika 10. Por kjo ka qenë e padiskutueshme. Kjo pra është madhështore kur mund të arrish marrëveshje të mirëfilltë për vendin tënd. Pra, duhet ta kuptoni, gjithçka në këtë marrëveshje na leverdisë. Megjithatë duhet të mësohemi që Prishtinën të mos e shohim gjithnjë si armikun tonë, por të mësohemi të krijojmë marrëdhënie me ata njerëz. Ata neve na shohin si armiq, përjashto këtu Skender Hysenin i cili di të dhurojë ndonjë buzëqeshje, të tjerët.na shohin ashtu siç i sheh Marko Gjuriq ata. Unë nuk dua që të tilla raporte të na shoqërojnë në 50 vitet e ardhëshme. Ne kemi nevojë për paqe, për stabilitet dhe marrëdhënie të mira me ta. Megjithëse, ne gjithmonë do të mbrojmë interesat e vendit tonë dhe serbëve të Kosovës.

Gazetari: Sa konkretisht na janë rritur hapësirat manovruese nga kjo?

Vuçiq: Hapësira jonë manovruese është e vogël, prandaj saherë që bëni diçka të vogël për vendin tënd keni bërë diçka të madhe dhe keni blerë kohë. Pra le të mos mendojë dikush që kjo ka mbaruar me kaq. Nuk ka përfunduar asgjë. Shqiptarët e kanë mësuar përmendësh dhe e përsërisin kudo fjalinë “mutual recognition” (njohje e ndërsjellë). Këto fjalë ata i përsërisin si papagaj gjithkund. Edhepse marrëveshja ka shkuar pa këto dy fjalë, ajo përfshin gjëra të mira ekonomike si për ne ashtu edhe për ata.

Gazetari: Në Serbi njerëzit po pyesin se meqë jeni kaq i drejtpërdrejtë, përse nuk ja thatë në sy Grenelit se po gënjen kur ai tha për juve një gjë të tillë?

Vuçiq: Nuk di çfarë ka deklaruar ai si të pavërtetë, por më pas ai vetë ka thënë se ka.dashur të na befasojë. Unë vazhdoj të jem transparent me popullin tim i cili shqetësohet për vendin e vet. Ndërsa, jam i vetëdijshëm që në vazhdim do të përballemi gjëra dhe situata të vështira. Dua t’u them qytetarëve të Serbisë se këto ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për ne, po na presin bisedime të vështira në Bruksel në lidhje me Zajednicën. Duke ju falënderuar për mbështetjen, më lejoni t’ju them se ne këtu kemi luftuar fuqishëm për vendin tonë dhe mendoj se kemi kryer suksesshëm detyrën tonë.