BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Zbardhet dokumenti i sllovenëve, Shqipëria bashkohet me Kosovën, ja planet për hartën e re të Ballkanit

Zbardhet dokumenti i sllovenëve, Shqipëria bashkohet me Kosovën,

Zbardhet dokumenti i shumëpërfolur në mediat sllovene për ndryshimet e kufijve në Ballkan. Prej disa ditësh qarkullojnë pjesë nga dokumenti, i cili flet për ndryshimet territoriale që mund të ndodhin në Ballkan. Këto lajme kanë trazuar jo pak ujërat në rajon, aq më tepër kur bëhet fjala për kufijtë mes Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, që në fakt prej kohësh nuk janë shumë të qeta. Sakaq, ditën e djeshme mediat sllovene kanë publikuar dokumentin e plotë dhe kanë hedhur dritë mbi këto parashikime. Sipas të dhënave, në këtë raport flitet se do të rishikohen kufijtë për 6 shtete në Ballkan, duke nisur që nga ndarja e Bosnje-Hercegovinës, deri në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Sipas dokumentit, vetë popujt duan që të bashkojnë dy vendet pasi kufiri mes tyre pothuaj nuk ekziston dhe këtë do ta mbështesë edhe Serbia nëse ajo vetë do të marrë pjesë nga ndarja e Bosnje-Hercegovinës. “Në Kosovë, 95 për qind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin origjinal shqiptar. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. Pjesa serbe e Kosovës do të marrë një status special – modeluar nga Tiroli Jugor. Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet kryesisht duke aneksuar një pjesë të “Republika Srpska” në Serbi. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të pajtohet me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në dokument. Dokumenti sqaron se këto ndryshime do të vijnë sepse deri më tani askush nuk është i kënaqur me situatën në Ballkan. Ndërsa ka shtuar këtu faktin se, janë të pamundura arritjet e marrëveshjeve europiane mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimi i Bosnjës dhe Hercegovinës në BE. “Çështja kombëtare e kroatëve do të zgjidhej nëse kantonet kryesisht kroate në Ballkan dhe i japin pjesë Bosnjës dhe  Hercegovinës. Boshnjakët kështu do të fitojnë një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur. Organizohet një referendum që njerëzit të zgjedhin midis BE dhe një të ardhmeje jo-BE (Turqi). Për momentin, një shumicë bindëse e boshnjakëve mbështet perspektivën e BE por, në rastin e vazhdimit të kaosit situata mund të përkeqësohet”, thuhet në dokument.

Reagon SHBA

Menjëherë ka reaguar SHBA ndajnë këtij dokumenti, duke thënë se ata vazhdojnë të mbështesin bashkimin e Bosnje-Hercegovinës dhe anëtarësimin e tyre në BE. Duke hedhur poshtë hartën e sllovenëve, Ambasada Amerikane në Slloveni ka thënë se Ballkani mbetet i lidhur me BE. “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj qëllimit të përbashkët të një Bosnje dhe Hercegovine demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të prosperuar në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik. e Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fortë e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësim në organizatat Euro-Atlantike. Ne jemi të bindur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në të gjithë rajonin”, deklaroi ambasada.

BE kritikon dokumentin

Nga ana tjetër edhe BE ka dalë kundër parashikimit të dokumentit slloven. Shefja e grupit social-demokrat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, e cila duke theksuar se një qasje e tillë është e rrezikshme, tha se është nevojshme që Bosnje-Hercegovina të bëjnë të qarta planet e tyre. Gjithsesi ajo këmbënguli se qëllimi i çdo vendi në Ballkan mbetet anëtarësimi në BE. “Ekziston një perceptim i rrezikshëm i politikës për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Slloveninë, e cila kërcënon seriozisht besueshmërinë dhe suksesin e Këshillit tonë të BE-së. Pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për vendin tonë është tashmë shumë i madh. Është e nevojshme që të ketë një pozicion të qartë të Sllovenisë në Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur, para se të humbasim një mundësi të jashtëzakonshme për të rivendosur besimin midis BE-së, Sllovenisë dhe njerëzve në rajon me hapa konkretë për në një perspektivë të qartë evropiane”, deklaroi dje ajo.

Më të lexuarat