BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Rajoni

Zbulohet lufta e fshehtë mes Vladimir Putinit dhe Vuçiçit për Kosovën, Serbia “dridhet’ nga frika e përsëritjes së skenarit kaotik të viteve ’90

Zbulohet lufta e fshehtë mes Vladimir Putinit dhe Vuçiçit

"Marrëdhënia speciale" midis Rusisë dhe Serbisë mund të testohet nga fushata e rekrutimit të grupit Wagner në vendin ballkanik. Kompania e paskrupullt ushtarake private e udhëhequr nga Evegnyi Prigozhin në fakt sipas shumë burimeve synon një rekrutim masiv në Serbi, i cili, mund të krijojë probleme të konsiderueshme për presidentin Aleksandër Vuçiç. Serbia ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë dhe është i vetmi shtet evropian që nuk i ka vendosur sanksione.

Përsëritja e viteve ‘90

Serbia është veçanërisht e frikësuar nga ideja e një fluksi masiv të paraushtarakëve me trajnime ushtarake ose përvojë jashtë vendit (në veçanti në Ukrainë) në radhët e Wagnerit, i cili mund të krijojë trazira, të vështira për t'u kontrolluar nga pushteti qendror në Beograd. Konfirmimi erdhi nga një ambient i parë shpeshherë si “termometri” i shoqërisë serbe: bota e futbollit. Javën e kaluar Il Messaggero shkroi për sulmin ndaj grupit ultras të Fedayn, udhëheqës historikë të tifozëve të Romës, në mbrëmjen e 4 shkurtit të kaluar jashtë stadiumit Olimpik nga tifozët e Yllit të Kuq të Beogradit, një ekip nga radhët e të cilit dolën shumë luftëtarë të Tigrave Famëkeq Arkan në vitet 1990. Ultrasit serbë që sulmuan romanistët, flamuri i të cilëve u vodh dhe u dogj dy javë më vonë në Marakana të Beogradit, përfshinte një sërë burrash që luftuan me Wagnerin.

Mes Rusisë dhe Perëndimit

Presidenti Vuçiç është nën presionin e grupeve ultranacionaliste serb, pas promovimit të marrëveshjes së kufirit me Kosovën me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Carnegie Endowment for Peace vlerëson se Wagner po regjistron në Serbi me qindra rekrutë dhe nënvizon se që nga janari 2023 presioni nga Prighozin është rritur. Vuçiç gjendet në situatën delikate që duhet të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe duhet të zbatojë ligjet e brendshme, të cilat i ndalojnë qytetarët serbë të regjistrohen si mercenarë në grupe të huaja.

Derbi “politik”

Vuçiç, duhet thënë se nga viti 2014 e deri më sot, nuk ka mbështetur asnjëherë pushtimin rus të Krimesë apo pretendimet e Moskës për Donbasin dhe gjithmonë e ka konsideruar të paligjshëm pushtimin e 24 shkurtit 2022. Por popullsia serbe, ndikuar edhe nga historia, duket se janë me Moskën dhe jo me Perëndimin, dhe sipas një sondazhi në fillim të vitit, Putin, me 66% të votave, është lideri politik më popullor në vendin ballkanik. Wagner, sipas analizës së Carnegie, “peshkon” grupet ultra-nacionaliste. Të njëjtit që sot sulmojnë Vuçiçin për zgjidhjen e kontestit kufitar me Kosovën.

Kërcënim me vdekje

Pak para 27 shkurtit, ditën e takimit në Mynih midis Vuçiçit dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili iu afrua një kompromisi për Kosovën, ultranacionalistët serbë të udhëhequr nga lideri populist Damjan Knezevic, një mbështetës i lëvizjeve të Wagner, organizuan një demonstratë në Beograd, më 25 shkurt. Politico.eu në një shkrim asokohe, theksonte se si takimi tërhoqi "qindra nacionalistë serbë dhe aktivistë pro-rusë me lidhje me grupin Wagner". Ata u takuan "duke kërkuar  përfundimin e procesit të normalizimit me Kosovën", duke shkuar deri aty sa e kërcënuan Vuçiçin me vdekje. Po ashtu shkruhej se ishte dora e "agjentëve të huaj" pas këtyre protestave, duke aluduar për ndikimin e Prighozin.

Lufta e fshehtë

Unioni ultranacionalist-mercenar sjell në mendje kujtime të errëta për Serbinë, e cila nuk dëshiron të rikthejë asesi të kaluarën tragjike të viteve 1990. Vuçiç po kërkon normalizimin e vendit dhe nuk është i gatshëm ta çojë situatën e brendshme në pasoja ekstreme për shkak të marrëdhënieve ideologjike dhe politike me Moskën. Ai bën thirrje për investime, stabilizim dhe prosperitet për Serbinë dhe duket se frika nga prania e Wagner rrezikon të përçajë vendin. Deri ku mund të vazhdojë kjo përballje e fshehtë mes Beogradit dhe Moskës? Vështirë të thuhet. Por është e qartë se Moskës nuk i pëlqen paqëndrueshmëria e kësaj zone të Ballkanit. Dhe zgjidhja mund të jetë edhe sabotimi i marrëveshjes për kufirin e Kosovës. Edhe nëse humbja e një aleati historik është çmimi që do të paguhet për këtë.

 

Më të lexuarat