BREAKING NEWS

Yuri Kim jep ULTIMATUMIN për politikën shqiptare: Kjo gjë nuk të ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit, parandaloni... (Mesazhi i plotë)

Yuri Kim jep ULTIMATUMIN për politikën shqiptare: Kjo gjë nuk
x

Rajoni

Zbulohet sistemi që fsheh numrin real të rasteve me Covid-19, Prokuroria nis menjëherë hetimet/ Çfarë ka ndodhur?

Zbulohet sistemi që fsheh numrin real të rasteve me Covid-19,

Mësohet se Prokuroria në Athinë ka ngritur një hetim ndaj Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Greqisë (EODY) për mashtrim mbi numrin real të rasteve me Covid-19.

Hetimet nisën pas raportimeve në media se u krijua një sistem paralel për regjistrimin e rasteve të koronavirusit që mashtron mbi numrin real të rasteve.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar një raport paraprak në mënyrë që të hetojë vlefshmërinë e ankesave që rezultuan në regjistrimin e pasaktë të numrit të njerëzve që janë gjetur të jenë pozitivë për koronavirusin.

Lajmi doli në dy revista greke, të cilat raportuan se EODY kishte krijuar një sistem regjistrimi paralel me një kompani private “dhe si pasojë, Komiteti i Sëmundjeve Infektive informohet me një vonesë prej të paktën një javë për numrin real dhe total të pacientëve”.