BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Rajoni

Zgjedhja e Osmanit presidente ndez debatet në Kosovë, opozita valë sulmesh dhe kritikash

Zgjedhja e Osmanit presidente ndez debatet në Kosovë, opozita

Zgjedhja e presidentes së re të Kosovës Vjosa Osmani duket se ka krijuar pakënaqësi për partitë e opozitës, duke arritur deri në akuza për përpjekje të pasjes në kontroll të të gjithë shtetit, në adresë të kryeministrit Albin Kurtit. Deklarata të cilat shprehin një reagim negativ kundrejt ngjarjes që shpëtoi Kosovën nga një realitet ku kriza politike mund të çonte vendin në zgjedhje të reja, kanë ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar më e rezervuar. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është shprehur se tashmë në Kosovë është instaluar një sistem një partiak, duke akuzuar për një gjë të tillë edhe opozitën. “Sonte u instalua sistemi një partiak në Kosovë, fatkeqësisht me ndihmën e atyre që i thonë vetes opozitë. Kjo ndodhë veç në vendin tonë. Ftoj zërin e vërtetë opozitarë të bëhet bashkë në mbrojtje të shtetit kushtetues dhe vlerave demokratike të vendit tonë”, ka shkruar ai në faqen zyrtare të partisë. Sakaq, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar duke iu referuar zotit Kurti si autoritar duke nënshtruar deputetët e partisë së tij, presidenten e re dhe LDK-në. “Sonte, në seancë të territ e të pazareve të cilat do t’i marrim vesh më vonë, Kosova rrëshqiti në monizëm, duke iu bërë dëm i pariparueshëm demokracisë së vendit. Sonte, autoritari Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një parti opozitare si LDK-ja, për të shtrirë kontrollin e tij të plotë mbi institucionet e Kosovës. Kurti fillimisht e ndau LDK-në, pastaj e shantazhoi dhe kur kjo nuk i mjaftoi, edhe e kërcënoi dhe e zhveshi nga dinjiteti që i kishte mbetur”, thuhet në reagimin e PDK-së. Reagimi nga kjo parti ka prekur edhe pjesën kur një prej deputeteve të tyre u largua nga kjo parti për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe duke e çuar numrin e votave të përgjithshme për zgjedhjen e presidentes në 82. “Jo vetëm kaq, Kurti dhe Osmani u lëshuan në pazare me Listën Srpska dhe në blerje të deputetëve të opozitës, si Adelina Grainca, deputete e turpit që tradhtoi votuesit besnik të PDK-së, për të siguruar votat në këmbim të favoreve dhe privilegjeve duke e kompremetuar tërësisht këtë proces dhe duke e delegjitimuar pozitën e presidentit të shtetit. PDK e konsideron të padenjë, përçarëse dhe partiake Vjosa Osmanin, e cila do t’i shërbej vetëm kryeministrit Kurti por jo edhe qytetarëve të Kosovës dhe përfaqësimit të interesave të tyre”, deklaron kjo parti.

Më tej reagimi zyrtar i PDK siguron se kjo parti është forca e vetme opozitare ndaj pushtetit të ri autoritar dhe se do bëjë gjithçka që mundet për qytetarët, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Reagimi i Haradinajt

Nga ana tjetër kreu i AAK, Ramush Haradinaj tha se pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit Kushtetues së demokracisë? republikane. “Sistemi një partiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtës i ekonomisë? së tregut të lirë. Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lanë? parimet për përfitime të atypëratyshme. Lufta për demokraci fillon sonte. Kemi një pushtet absolut të z. Kurti, znj. Osmani është vetëm presidente e z. Kurti dhe e shohim pra se kemi hyrë në monizëm”, është shprehur Haradinaj. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar më e rezervuar. Kryetari Lumir Abdixhiku e ka pranuar që procesi i zgjedhjes së presidentes së re ka qenë një proces demokratik dhe se Lidhja do të vijojë me rolin e saj opozitar. “Tani kemi një presidente të vendit, i urojmë shëndet dhe shpresojmë që e njëjta do të ushtroj rolin e saj kushtetues me dinjitet duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit dhe duke i konsultuar të gjitha partitë dhe të lë një shenjë të mirë në pesë vitet e ardhshme. LDK në këtë moment e tutje pas stabilitetit të krijuar në vend do të vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti absolut”, tha Abdixhiku.

Më të lexuarat