BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën
x

Rajoni

Zgjedhja e presidentit të ri ndez politikën kosovare, palët drejt ndryshimeve kushtetuese, hidhet ideja e zgjedhjes nga populli

Zgjedhja e presidentit të ri ndez politikën kosovare, palët drejt

Çështje e zgjedhjes së presidentit të Kosovës ka krijuar një situatë kaotike dhe jo dakordësie në politikën kosovare, duke rritur tensionet dhe duke ashpërsuar retorikat, ndërkohë që vendi duhet të paraqitet sa më i bashkuar dhe i fortë ndërsa dialogu me Serbinë është ende në proces dhe Bashkimi Europian ende nuk hequr vizat edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve. Partitë politike kosovare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, po kërkojnë që presidenti në të ardhmen të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Edhe pse nuk po arrijnë dot të bien dakord që i pari i shtetit të zgjidhet në këtë legjislaturë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dakordohen që në kuadër të reformës zgjedhore të bëhen edhe ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. E gjithë kjo për t’iu shmangur, krizave politike që po sjell vazhdimisht zgjedhja e të parit të vendit. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje dhe shoqëria civile nuk janë e të njëjtit mendim. “Telegrafi” raporton se deputeti i LDK-së, njëherësh kryetar i komisionit për legjislacion, Shkëmb Manaj thotë se mos arritja e një konsensusi për presidentin po sjell kriza të vazhdueshme në vend. Sipas tij, partitë politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët që presidenti i vendit në të ardhmen të burojë drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve. “Urgjentisht të gjitha subjektet politike që janë? të përfaqësuara në Kuvend duhet të ulen dhe të mendojnë? seriozisht për reformën zgjedhore dhe Kushtetuese. Përfshinë e plotësim-ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, por edhe ligjet për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale. Unë? mendoj që është mirë të shikohet se në kuadër të reformës zgjedhore që të bëjë vendi ynë, presidenti i Republikës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët e Kosovës sepse edhe kompetencat çfarë i ka si unifikues, do të ishte mirë të burojë drejtpërdrejte nga populli i Kosovës dhe pastaj të mos kemi probleme. Ju po e shihni se nëse nuk po arrijmë të zgjedhim presidentin e Republikës kjo po afekton edhe në qeverisje dhe rrjedhimisht tek shpërndarja e Kuvendit”, thotë ai.

Qëndrimi i PDK

E të njëjtit mendim është edhe deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, e cila thotë se zgjedhja e presidentit nga qytetarët tashmë është kërkesë e kohës. “Mendoj që është një kërkesë e kohës që të mendohet që presidenti, ose presidentja të zgjidhet direkt nga qytetarët e Kosovës. Pozita e presidentit duhet të shërbejë ashtu siç është në Kushtetutë si pozitë unifikuese dhe jo bllokuese. Në këtë moment kemi një rast të tillë kur vetë zgjedhja e presidentit po shërben si bllokim për institucionet e Kosovës, por edhe jetën normale në Kosovë. Kemi pasur iniciativa në të kaluarën që kanë mbet aty, mirëpo mendoj që reforma zgjedhore duhet të fillojë në të ardhmen e afërt dhe aty të shikohet mundësia qe presidenti të zgjidhet nga qytetarët e Kosovës”, u shpreh ajo. Ndërsa, Pal Lekaj nga AAK bën me dije se partia që përfaqëson do të përkrahë çdo reformë zgjedhore dhe kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. “Aleanca përkrah çdo reformë zgjedhore edhe nëqoftëse dakordohemi që presidenti të zgjedhet drejtpërdrejtë me votën e qytetarëve”, thotë ai. Me pikëpamjet e mësipërme nuk bie dakort Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i LVV-së, Dimal Basha thotë se problemi nuk ekziston me Kushtetutën, apo me ligjin për presidentin, por me partitë politike dhe mendësinë e tyre. “Në një vend normal sikur të ruhej fryma kushtetuese, ku kërkohet një president që përfaqëson unitetin e popullit, kjo nuk do të ishte problem. Problemi nuk ekziston me Kushtetutën, apo me ligjin për presidentin, sa ekziston me partitë politike dhe mendësinë e tyre brenda Kuvendit…ne mendojmë sikur Republikë parlamentare sikur të ruhet fryma kushtetuese nuk do të ishte problem për asnjë subjekt politikë për me votua për një president konsensual, apolitik që përfaqëson unitetin e popullit. Problemet janë subjektet politike, jo kushtetuta, apo forma e rregullimit për zgjedhjen e presidentit”, deklaron ai. Spektri politikë në vend edhe në të kaluarën ka tentuar që në kuadër të reformës zgjedhore presidenti i vendit të zgjidhet nga qytetarët. Mirëpo diçka e tillë nuk është arritur të bëhet realitet edhe pas kaq vitesh.