Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet e parakohshme, Haradinaj nxjerr prapaskenat dhe tregon çfarë pritet të ndodhë: Ja me kë do bëja koalicion!

Postuar: 14/08/2019 - 09:11

Kryeministri i dorëhequr, njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht, në seancën e jashtëzakonshme.

Haradinaj e ka cilësuar të dëmshme për vendin sipas tij, nëse ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijojë qeveri teknike me kryeministër konsensual.

Kryeministri i dorëhequr, mes të tjerash ka deklaruar se AAK-së nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh parazgjedhor. Sakaq, ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, ndërsa pohoi se ishte pro koalicionit me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nder t’i shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTV21.

I pyetur më tej nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 21:40

Ka ndërruar jetë para disa orësh zyrtari i Policisë së Kosovës i cili u aksidentua me traktor në datën 20 gusht.

Postuar: 25/08/2019 - 15:19

Jeta e Milaim Vitisë, banor në Badovc ndihet në rrezik.

Postuar: 25/08/2019 - 11:48

Këshilltari i zv/kryeministrit të Kosovës Jetlir Zyberaj u bëri thirrje qytetarëve të vendit të s

Postuar: 25/08/2019 - 09:48

Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë.

Postuar: 24/08/2019 - 22:21

Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër

Postuar: 24/08/2019 - 22:11

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka vendosur ultimatum presidentit serb Aleksandar Vuçiç në

Postuar: 24/08/2019 - 20:23

Rreth orës 13:15 minuta të ditës së sotme në qendër të Prizrenit ka pasur tentativë për dhunim se