BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Zgjedhjet në Bosnjë ndezin politikën, Beqiroviç në krye, Dodik dhe rivalja Triviç pretendojnë fitoren, SHBA shkakton “tërmet” në Sarajevë, shpall “non grata” kryeministrin boshnjak

Zgjedhjet në Bosnjë ndezin politikën, Beqiroviç në

Mes zgjedhjeve të reja dhe sanksioneve të forta të SHBA, Bosnjë-Herecegovina është “ndezur”. Ende është e paqartë se cili është fituesi i zgjedhjeve në Republikën Serbe të Bosnjës. Nga ana tjetër, kandidati boshnjak, Denis Beqiroviç, është duke udhëhequr në garën presidenciale trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, sipas rezultateve të para të publikuara në orët e para të së hënës. Beqiroviç, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave. Izetbegoviç, i cili sipas Komisionit Zgjedhor ka fituar 39.31 për qind të votave, e ka pranuar humbjen të dielën. Beqiroviç pritet të ndajë presidencën trepalëshe me përfaqësuesen e kroatëve të Bosnjës, Borjana Kristo, kandidate nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe serben e Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur. Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi. Sidoqoftë, rezultati erdhi si surprizë pas dyshimeve se konservatorja pro-evropiane, Jelena Triviç pretendoi ditën e djeshme se ka mundur ultra-nacionalistin pro-rus Milorad Dodik. Triviç nuk vonoi të shpallte fitoren. Ndërkohë, Dodik është njeriu që në këto zgjedhje propozoi referendumet në Ukrainë si model për shpërbërjen e Bosnjes. Edhe ai e shpalli fitoren dhe deklaroi se kaosi me rezultatet është shkaktuar nga rregullat e reja elektorale. Pasi 5 orë pas mbylljes së qendrave të votimit, Jelena Triviç iu drejtua gazetarëve dhe shpalli fitoren në zgjedhjet për president të Republikës Srpska. Disa orë më vonë, rreth orës 01:00, kryetari i SNSD-së, Milorad Dodik, iu drejtua opinionit dhe deklaroi se ende nuk kanë rezultate të plota, por se kanë një avantazh që, siç thotë ai, është i paarritshëm. Por rezultatet që dolën treguan se Milorad Dodik është në rënie. Ai tashmë ka fituar ngushtë garën. Sipas rezultatit të votave, që transmeton B92 serb, Milorad Dodik ka fituar me 48.80 për qind të votave, përballë Jelena Triviç me 42.69 për qind të votave.

Sanksionet e forta të SHBA

Nga ana tjetër, zgjedhjet nuk i kanë ndalur ndërkombëtarët në luftën e tyre kundër korrupsionit në Bosnjë. Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj kryeministrit të entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Fadil Novalic, për keqpërdorim të të dhënave personale të pensionistëve dhe “minim të institucioneve dhe proceseve demokratike” për përfitime politike. Zyra e Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha të hënën se ka sanksionuar kryeministrin e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Fadil Novalic, si dhe biznesmenin Slobodan Stankoviç dhe kompaninë e tij Integral Inzenjering A.D. Laktasi. “Veprimi nënvizon se si politikanët në Bosnje dhe Hercegovinë po minojnë institucionet dhe proceset demokratike për përfitimet e tyre politike dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”, tha në një deklaratë për shtyp nënsekretari i Thesarit të SHBA për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson. “Ne do të vazhdojmë të synojmë ata që destabilizojnë rajonin, si dhe mbështetësit e tyre, dhe t’i kërkojmë llogari”, theksoi ai. Sanksionet nënkuptojnë se të gjitha pronat dhe interesat e tyre në pronë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontroll të qytetarëve amerikanë janë ngrirë dhe duhet të raportohen në Zyrën e Kontrollit të Pasurive të Huaja. Thesari i SHBA-së e akuzoi Novaliçin për keqpërdorim të të dhënave të pensionistëve gjatë zgjedhjeve të 2018-ës për “të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnje dhe Hercegovinës”.