BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve, angazhohen 6 institucione për skanimin e 1.079 emrave

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nis verifikimin e kandidatëve,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të ndërmarrë tashmë të gjitha hapat e nevojshme për të përfunduar në kohë procedurat e nevojshme mbi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. KQZ i është drejtuar ditën e djeshme gjashtë institucioneve për verifikim të kandidatëve për deputetë. Ndërkohë mbrëmjen e së dielës, KQZ-ja mbylli procesin e regjistrimit të listave te kandidateve për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces që përfundoi me regjistrimin e 1079 kandidatëve. Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media bëri me dije se KQZ i ka dërguar shkresat e veçanta për të bërë konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 për zgjedhjet e përgjithshme, në gjashtë institucione. Institucionet të cilave i është drejtuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas Elezit janë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. Elezi ka theksuar gjithashtu se institucioneve iu është kërkuar që tu përgjigjen kërkesave lidhur me afatin e KQZ-së në afatin më të shkurtër të mundshëm, por jo më vonë se më 20 janar 2021, në orën 12:00.

Çfarë përmban neni 29 të cilit i referohet KQZ-ja

Neni 29 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë thekson se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: c) pjesëtar i Policisë së Kosovës; e) pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; b) pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe k) pjesëtar i forcave të armatosura të ndonjë shteti. Më tej në nenin 29 sqarohet se nuk mund të jetë kandidat një person i cili është : g) përfaqësues diplomatik; a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

IKD publikon emrat e kandidatëve “të pa pastër”

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve nga Institut i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë kërkime në lidhje me integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Përfundimet e kërkimeve nga IKD, tregojnë se në listën zgjedhore të Nismës Socialdemokrate, nga 110 kandidatë për deputetë, rezulton se dy prej tyre janë të dënuar aktgjykim të formës së prerë në tri vitet e fundit, njëri për veprën penale “Përdorim i armës” i dënuar me 2400 euro gjobe dhe tjetri me gjashtë muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”. Si rezultat i studimit nga IKD, është arritur në përfundimin që edhe një kandidat i dënuar në listën e Nismës Socialdemokrate ka një aktakuzë aktive për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, i cili rast me pajtimin e palëve ka shkuar në ndërmjetësim. Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të Nismës Socialdemokrate. IKD thekson se të dhënat janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende. Kandidatët e regjistruar, që janë saktësisht 1079 kandidatura, do të garojnë për 120 mandate. Në total janë 21 parti, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, pra gjithsej 28 subjekte politike.