Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Rajoni

Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç zbret në opozitë, arrihet marrëveshja për qeverinë e re

Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç zbret në opozitë,

Zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi, patën një përfundim mëse të kënaqshëm për shqiptarët, pasi morën 2 mandate deputeti. Sipas kryesuesit të “Listës Shqiptare” Nik Gjeloshi 1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS. “Jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”, deklaroi Gjeloshi. Sipas të dhënave të nxjerra nga KSHZ, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë”, 5.57, Socialdemokratët 4.09, Partia e Boshnjakëve 3.81, Partia Social-Demokrate 3.14, Lista Shqiptare 1.61 dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” 1.16. Ndërkohë Nisma Qytetare Kroate dhe Partia Kroate e Reformës nuk e kanë kaluar pragun. Falë këtyre zgjedhjeve, Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zie cila udhëhiqet nga presidenti aktual Milo Gjukanoviç, pas tridhjetë vitesh në pushtet mund të gjendet përballë një situate aspak të favorshme dhe me mundësinë e humbjes në zgjedhje. Shanset për të fituar pushtetin i kanë partitë opozitare që i lidh nacionalizmi serb dhe orientimi pro-rus. Gjithsesi vetëm pak orë pas mbylljes së orarit zyrtar të votimeve, Gjukanoviç iu drejtua mbështetësve në Podgoricë, duke thënë se partia e tij do t’i pranojë rezultatet zgjedhore, referuar vendimit përfundimtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Dallimi midis dy forcave që kanë marrë vendet e para në zgjedhje është aq i vogël, saqë një votë në përbërjen e ardhshme parlamentare mund të sjellë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, duke qenë se parlamenti malazez ka 81 deputetë. “Do të presim të shohim se kush do ta ketë atë votën e 41-të”, tha Gjukanoviç, për të shtuar se partia e tij do të mbetet luftëtare e palëkundur për të ardhmen evropiane të Malit të Zi.

Arrihet pakti

Por, dje pasdite u mbajt një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi. “Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër. Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë” thuhet në deklaratë. Kjo do të thotëse Gjukanoviç do të zbresë në opozitë

Reagimi nga BE dhe mediat ndërkombëtare

Bashkimi Evropian ka preferuar që akoma të mos japë një deklaratë dhe reagim lidhur me zgjedhjet në Malin e Zi, ndërkohë që deklaron se beson se Mali i Zi do të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane, që gëzon mbështetjen e qytetarëve. Zëdhënësi i Komisionit Europian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se BE do të dalë me qëndrimin e tij rreth zgjedhjeve pasi të publikohet raporti i vëzhguesve nga ODIHR. Ai tha se është praktikë e institucioneve të BE-së që mos t’i komentojnë zgjedhjet derisa ODHIR-i të mos përpilojë raportin për procesin zgjedhor. “Mali i Zi është një partner i rëndësishëm në procesin e zgjerimit. Ne e kemi ndjekur procesin e tërë zgjedhor dhe pozicionin tonë do ta bazojmë në raportin e ODHIR-it”, tha Stano. Nga ana tjetër Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula tha se pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet parlamentare nënkupton pritje të mëdha të qytetarëve nga Parlamenti dhe se me të vërtetë ky parlament ka shumë punë përpara, duke pasur parasysh faktin që sepse negociatat me Bashkimin Evropian duhet të vazhdojnë. Ai vlerësoi se shumë do të varet nga periudha pas zgjedhore dhe procesi i formimit të parlamenti të ri dhe qeverisë së re, duke shtuar se mbështetja e institucionit të BE do të varet nga arritja e cilësisë dhe ritmit të obligimeve tashmë të ndërmarra.