Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Rajoni

Zgjedhjet në Mal të Zi, ja premtimet e partive opozitare, BE kërkon që integrimi të jetë fokusi kryesor

Zgjedhjet në Mal të Zi, ja premtimet e partive opozitare, BE

Sipas rezultateve paraprake të votimeve të së djelës në Malin e Zi, duket se fituese janë koalicionet opozitare dhe se partia e Milo Gjuriç Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë. Mbi këtë fakt kanë reaguar edhe liderët e koalicioneve opozitare të cilët pretendojnë se kanë arritur në një marrëveshje paraprake për sa i përket parimet mbi të cilat do të bazohet qeverisja e tyre. Koalicionet opozitare janë

 “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë”, që drejtohen nga politikanët, Zdravko Krivokapiç, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç. Sipas deklaratave të opozitës, parimi i cili do të jetë në qendër të qeverisjes së re është që qeveria e re do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Më tej ato janë zotuar se të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të jetë më në fund pjesë e Bashkimit Europian do të zbatohen gjithashtu me përpikmëri. Premtimi paraprak përfshin edhe faktin që në përbërje të qeverisë së re do të jenë ekspertë të të gjitha fushave, duke mos u kushtëzuar aspak nga përkatësia e tyre fetare, kombëtare apo politike. “Qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, përmes rishikimit të të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë e Fetare”, është thënë në deklaratë.

Deklaratat paszgjedhore nga BE

Josep Borrell, Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian si dhe komisioneri për zgjerim i Unionit, Oliver Varhelyi u shprehën me anë të një deklarate të përbashkët ditën e djeshme, se pritshmëritë e tyre janë që institucionet e Malit të Zi të vazhdojnë rrugën e qëndrueshme drejt integrimeve evropiane. Zyrtarët e lartë evropianë thanë se zgjedhjet u mbajtën me kuadër të pandryshuar ligjor dhe ishin të qeta e konkurruese. Ata thanë se sipas përfundimeve dhe të dhënave paraprake të vëzhguesve të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike, ODIHR dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zgjedhjet u administruan në mënyrë transparente dhe efikase. Ata thanë se pas raporti përfundimtar të OSCE/ODIHR-it, të gjitha palët dhe institucionet përkatëse duhet të angazhohen në një dialog transparent, vendimtar dhe gjithëpërfshirës për zbatimin e rekomandimeve për të trajtuar mangësitë elektorale para zgjedhjeve të ardhshme. “Ne po presim mbledhjen e parlamentit dhe krijimin e qeverisë së re që do të vazhdojë rrugën e qëndrueshme të Malit të Zi drejt BE. Mali i Zi është mjaft i avancuar në procesin e tij të anëtarësimit në BE dhe muajt në vazhdim duhet të përdoren për të thelluar dhe përshpejtuar reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, ku çështja kryesore është përmbushja e Standardeve të Përkohshme për Kapitujt e Sundimit të Ligjit 23 dhe 24. Bashkimi Evropian është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të mbështesë procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së COVID-19 edhe përmes Planit të ardhshëm Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Ditën e djeshme është bërë edhe një lajmërim që bën me dije se Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviç, fton mbështetësit e saj në një tubim të planifikuar për në 6 shtator në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë. Ndërkohë ish-nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbeg është shprehur se pas disa dekadash, ndiejn se janë diskriminuar në sferën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, kështu që ai mendon se Mali i Zi do të ketë një pozicionim të ri në rajon. Në ditët në vijim, Nimanbeg pritet të takohet me një koalicion tjetër shqiptar dhe partitë e tjera të pakicës, ku do të diskutohet rreth pozicionimit të shumicës. “Ky do të jetë një realitet i ri dhe ky realitet do të ketë sfida në drejtim të integrimit Atlantik dhe Evropian, sepse fakti që blloku pro-serb fitoi 37 vende është një rritje e madhe. Kjo do të thotë se Mali i Zi do të ketë ndryshime që do të kenë një pozicionim të ri në shumë çështje dhe ne si faktor shqiptar në Mal të Zi, do të bëjmë gjithçka për të siguruar marrëdhënie të mira me vendet fqinje dhe vazhdimin e integrimit euro-atlantik”, tha ai.