Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet Presidenciale/ KSHZ jep ultimatumin e prerë në Maqedoni: Të dorëzohen nesër!

Postuar: 16/04/2019 - 09:18

Nesër është afati i fundit ku Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet të dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komunat në Maqedoni.

Sipas komisionit, materiali zgjedhor dorëzohet 72 orë para fillimit të zgjedhjeve.

Nesër në mesnatë skadon edhe afati ku votuesit të cilët në ditën e votimit janë në paraburgim shtëpiak mund të paraqiten te komisionet komunale zgjedhore.

Ata, së bashku me personat e sëmurë, ata me nevoja të veçanta dhe personat që gjenden në entet ndëshkimore përmirësuese do të votojnë më 20 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Më 20 prill votojnë edhe votuesit të cilët gjatë ditës së zgjedhjeve janë në punë të përkohshme apo qëndrojnë jashtë vendit.

Gjatë ditës së nesërme në KSHZ votojnë anëtarët e Këshillave Zgjedhore në përfaqësitë diplomatike konsullore edhe atë nga ora 7:00 deri në ora 19:00.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 23:39

Autoritetet maqedonase po përgatiten për të pritur papa Françeskun i cili do të shkojë në Shkup më 7 maj.

Postuar: 24/04/2019 - 18:11

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me familjarët e

Postuar: 24/04/2019 - 16:57

Ish ministri i Shëndetësisë së Kosovës është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg.

Postuar: 24/04/2019 - 15:38

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha sot për problemet në zgjedhjen e kreut të B

Postuar: 24/04/2019 - 15:27

Lëvizja Vetëvendosje para protestës së paralajmëruar për ditën e premte para Prokurorisë së Sht

Postuar: 24/04/2019 - 15:20

Të gjithë e konsumojmë një kafe në ditë, ndoshta edhe dy apo tri, por ky rast që do iu tregojmë n

Postuar: 24/04/2019 - 15:12

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zgjedhjet që do të mbahen në veri të