BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Zhbllokohen rrugët kryesore në veriun e Kosovës

Zhbllokohen rrugët kryesore në veriun e Kosovës

Rrugët në veriun e Kosovës që çojnë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak, u zhbllokuan të hënën nga grupe serbësh, të cilët të dielën u hodhën në protesta kundër vendimeve të qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit me Serbinë lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Qeveria e Kosovës vendosi pak para mesnatës së të dielës që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimeve, pas këshillimit me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe. Kjo kërkesë u bë edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Kosovës tha se shtyrja e zbatimit të vendimeve hynë në fuqi nga çasti “kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën në një konferencë me gazetarë se e kupton brengën e diplomatëve evropianë dhe amerikanë për efektin negativ të fushatës së dezinformimit mbi vendimet për reciprocitetin dhe për këtë arsye është vendosur shtyrja e zbatimit të tij.

“Nuk do të lejojmë destabilizimin e rendit kushtetues demokratik të Republikës tonë, do të përkujdesemi që të mbizotërojë ligji dhe paqja për siguri e mirëqenie për të gjithë qytetarët pa dallim. U bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kryeqendrave perëndimore e demokratike, BE-së dhe NATO-s që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës të cilët janë qartazi të nxitura, të përgatitura e financuara nga Beogradi”, tha ai.

Sipas vendimeve që qeveria është zotuar t’i shtyjë, të gjithë shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument të përkohshëm që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal. Sipas vendimit të qeverisë të datës 29 qershor, nga e hëna më 1 gusht duhej të rridhte afati dy muajsh për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, t’i regjistrojnë ato me targat e Kosovës RKS.

Në vendkalimet tjera kufitare me Serbinë që nga mesnata ka filluar lëshimi i dokumenteve të përkohshme. Dokumente të tilla qytetarëve të Kosovës u lëshohen gjatë kalimit nëpër Serbi që nga viti 2011.

Policia tha se gjendja në veriun e Kosovës është e qetë, pas një nate të trazuar që ngriti shqetësimet për gjendjen e sigurisë në rajon.

Forcat paqeruajtëse të drejtuara nga NATO-ja thanë të dielën se po ndjekin situatën nga afër dhe janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria.

KFOR-i tha se do të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë”. Rreth 3,800 pjesëtarë të KFOR-it kujdesen për sigurinë në Kosovë edhe 23 vjet pas përfundimit të luftës.

Bashkimi Evropian tha se çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohen nëpërmjet bisedimeve të lehtësuara prej tij dhe duke u përqendruar në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet tyre që janë thelbësore për rrugën drejt integrimeve evropiane.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, ajo kundërshtohet nga Serbia e mbështetur nga Moska e cila të dielën akuzoi autoritetet e Kosovës për “veprime diskriminuese”.

Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Më të lexuarat