BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Rajoni

Zhduket ‘armiku’ i shqiptarëve/ E gjithë Greqia vihet në kërkim të nënkryetarit të Agimit të Artë

Zhduket ‘armiku’ i shqiptarëve/ E gjithë Greqia vihet

Një prej udhëheqësve të Agimit të Artë, partisë neonaziste greke, i ka shpëtuar arrestimit të premten, ndërkohë që dhjetëra bashkëpunëtorë të tij përfunduan pas hekurave pas dënimit nga gjykata.

Christos Pappas, babai i të cilit luajti një rol thelbësor në grushtin e shtetit të vitit 1967, është dënuar me më shumë se 13 vite burg për rolin e tij në parti, pasi Agimi i Artë u quajt organizatë kriminale nga drejtësia helene. Avokati i tij tha të premten se Pappas nuk do të dorëzohej, në të njëjtën ditë kur televizioni shtetëror grek, ERT, tha se autoritetet ushtruan kontrolle në të paktën pesë banesa të lidhura me të.

Ish-pronari i një dyqani elektroshtëpiakesh, babai i të cilit, si gjeneral, ndihmoi në marrjen e pushtetit nga diktatori Georgios Papadopoulos në vitin 1967, adhuron diktatorin italian Benito Mussolini dhe koleksionon suvenire fashiste. 58-vjeçari i ka shpëtuar edhe më parë arrestimit, në vitin 2013, kur anëtarë të Agimit të Artë u ndaluan pas vrasjes së një këngëtari dhe aktivisti antifashist, Pavlos Fyssas.

Gjyqi i Agimit të Artë, nisi në vitin 2015, dhe është përshkruar si një ndër më të rëndësishmit në historinë politike në Greqisë. Themeluesi dhe udhëheqësi i organizatës, Nikos Michaloliakos, është dënuar me më shumë se 13 vite burg, bashkë me anëtarë të tjerë kryesorë të partisë.

Në zgjedhjet e vitit 2012, Agimi i Artë fitoi 18 vende në parlamentin helen, pasi bëri fushatë kundër masave shtrënguese ekonomike dhe emigrantëve. Por në zgjedhjet e vitit të kaluar asnjë kandidat i saj nuk arriti të bëhej deputet.

Pappas njihet si një ndër armiqtë e shqiptarëve, pasi ka bërë deklarata të forta kundër vendit tonë.