BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

Zhdukja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit në Kosovë, zbulohen detaje të reja, si ra në sy mungesa e parave

Zhdukja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit në Kosovë,

Vazhdon kërkimi për gjetjen e 2 milionë eurove të vjedhura nga Thesari i Shtetit. Ndërkohë kanë dalë detaje të reja sesi është zbuluar mungesa parave të vjedhura.

Sipas GazetaExpress, vjedhja është zbuluar nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Zyrtarë në këtë Ministri kanë zbuluar se mungonin disa milionë euro, të cilat ishin destinuara për disa projekte të tjera, derisa kanë kuptuar se transferimi i dymilionëshit është bërë te një kompani me të cilën s’kishin kontratë. Specifikisht paratë e munguara ishin nga projekti për rikonstruimin e rrugës Prizren – Prevallë, kontrata për të cilën ishte nënshkruar më 9 shtator.

Gjithashtu këtë e ka konfirmuar ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Zyrtarët e Ministrisë e kanë vërejtur një transaksion të dyshimtë, i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe që iu mungojnë mjete nga projekte të tjera. Posa është vërejtur këtë transaksion kemi njoftuar Thesarin dhe organet tjera të sigurisë”, ka thënë Arban Abrashi.

Ndërsa, në dosjen e Prokurorisë së Shtetit thuhet se Gruda për një periudhë kohore prej tetë minutash ka bërë transferimin e mbi dy milionë eurove në llogarinë e kompanisë LDA Group Shpk me bazë në Llapushnik. Sipas avokatit mbrojtës, Gruda në zyrën e tij ka qenë edhe me 12-13 persona të tjerë. Ndërkohë, dy pronarët e kompanisë LDA Group K.Sh dhe V.Sh, dyshohet se janë duke u fshehur në Turqi.

Aktualisht për Labinot Gruda është vendosur masa e paraburgim për një muaji me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ndërsa dy pronarët e kompanisë së dyshuar janë arratisur, ndërkohë që hetimi është zgjeruar në plot 40 persona.