BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Rajoni

Zhvillime të forta në Kosovë, Vjosa Osmani drejt krijimit të partisë së re, pritet koalicion me Albin Kurtin

Zhvillime të forta në Kosovë, Vjosa Osmani drejt krijimit të

Një detaj i rëndësishëm ka dalë ditën e djeshme në lidhje me dinamikat e politikës kosovare. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani që njëkohësisht është duke ushtruar edhe detyrën e presidentes së vendit, duket se do të krijojë një parti të re. Osmani fillimisht ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila është edhe partia qeveri-krijuese momentalisht. Më tej mes saj dhe LDK ndodhi një përçarje për shkak të mbështetjes që Kryeparlamentarja i dha ish kryeministrit Albin Kurti. Tashmë që mesa duket partitë politike nuk bien dakord as të shtrohen në një tryezë për të vendosur mbi emrin që do të jetë presidenti i ri i vendit, Kosova me shumë mundësi do të shkojë në zgjedhje të reja. Ushtruesja e detyrës së presidentit e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa e ka akuzuar këtë parti edhe për mbajtje të pushtetit me zor. “Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar ajo. Osmani më tej ka sqaruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.

Osmani dhe LVV

Duhet tashmë marrëdhënia e ngushtë që Kryeparlamentarja ka me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun, Albin Kurti. Tashmë që Osmani ka bërë të qartë se është në përpjekje për të krijuar një parti të re, është e kuptueshme që në zgjedhje ose pas tyre, Osmani dhe Kurti mund të paraqiten në një koalicion që mund të rezultojë edhe si koalicioni nga i cili mund të krijohet qeveria e re. Kjo pasi shumë nga elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës është më shumë përkrahës i Osmanit se sa ndaj kreut aktual të LDK-së Isa Mustafa. Një gjë të tillë e pretendon edhe Osmani, pasi sipas saj votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo “lidershipi aktual që fshihet nën logon e LDK-së”. Osmani u shpreh se tashmë partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova i ka mbetur vetëm logoja.“Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, është shprehur ajo.  Duke pasur parasysh që në zgjedhjet e kaluara LVV dhe Kurti dolën partia fituese, një koalicion Kurti- Osmani mund të rezultojë fatal për partitë e tjera. Edhe vetë ushtruesja e detyrës së presidentes e ka cilësuar si të mundshëm një koalicion të tillë. Ajo theksoi se po përgatitet fuqishëm që në zgjedhjet e ardhshme të dalë mirë, duke mos përjashtuar edhe koalicionet, por jo siç tha ajo me partitë që e kanë kapur shtetit, dhe ato që kanë ndihmuar kapjen e shtetit, referuar LDK-së.

Mustafa i përgjigjet Osmanit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa iu është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetares së Kuvendit.

Mustafa i ka rikujtuar Osmanit se i kanë humbur zgjedhjet e 6 tetorit dhe se pozitat aktuale që i mban sot i ka falë politikës dhe lidershipit të LDK-së, meqë kishte kushtëzuar Kurtin që t’a shkarkonte Konjfucën dhe ta propozonin Osmanin për kryetare të Kuvendit. “Lista zgjedhore, në të gjitha zgjedhjet ka qenë e LDK-së, me logo të LDK-së, e përkrahur nga të gjitha strukturat e partisë dhe e votuar nga anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së. Të gjitha pozitat që i mbajnë njerëzit e LDK-së, janë rezultat i politikave të LDK-së. Zgjedhjet e vitit të kaluar nuk janë fituar. I kemi humbur. Sipas këtyre rezultateve, qytetarët e kanë votuar Vjosën vetëm për deputete”, ka thënë Mustafa. Ish-kryeministri dhe i pari i LDK-së thotë se të dy pozitat që sot i mban Vjosa Osmani, pra atë të kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, janë si rezultat i politikave të partisë dhe vetë Mustafës si kryetar, e jo si rezultat i votave.